Presidenti i federatës italiane të futbollit, Gabriele Gavrina, ka dhënë një deklaratë të papritur dhe deri diku të çuditshme ditën e sotme. Për të përditshmen ‘Il Messagerro’ Gavrina është shprehur se shtëpia e kombëtares italiane ‘Koverçiano’ rrezikon të mbyllet.
“Në shtëpinë e kombëtareve, në muajin maj ka mbërritur një faturë e energjisë elektrike ku i detyroheshim shtetit plot 26.000 euro. Në muajin qershor u rrit në 45.000 euro dhe në muajin korrik, fatura shkoi në 79.000. Dhe gazin ende nuk e kemi paguar.
Me këto çfarë jemi duke harxhuar, nuk na leverdis që të qëndrojmë hapur. Çfarë të bëj? Ta mbyll dhe të dërgoj në shtëpi të gjithë këta persona që janë duke punuar?”- përfundoi Gabriele Gravina.