Shtanget bota e futbollit në Angli, vdes në moshën 23-vjeçari ish-lojtari i Millwall

27 Maj 2020, 11:13| Përditesimi: 27 Maj 2020, 11:15

  • Share

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Mbrojtësi i Morecambe-s, Christian Mbulu, është gjetur i pajetë ditën e djeshme në shtëpinë e tij në Preston. Mediat angleze shkruajnë se vdekja e 23-vjeçarit dyshohet të jetë natyrale, pasi nuk ka patur shenja të goditjes apo diçka tjetër.

I linduri në Londër në karrierën e tij ka provuar disa skuadra, ndërsa me Morecambe-n ishte bashkuar vetëm në muajin janar. Në të kaluarën e tij Mbulu ka qenë edhe pjesë e Millwall. Të dy klubet shkruajnë se janë shumë të trishtuar për këtë lajm fatkeqësie, pasi sipas tyre Mbulu ‘ishte një person që kishe kënaqësi ta njihje’.

Gjithashtu 23-vjeçari përshkruhet si një njeri popullor dhe shumë i dashur me shokët e skuadrës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?