Shawn Kemp

Shtatë fëmijë me gjashtë gra të ndryshme, ish-ylli i NBA përfundon në burg

9 Mars 2023, 16:15| Përditesimi: 9 Mars 2023, 16:16

  • Share

SHBA / Ish-ylli i NBA-së Shawn Kemp u arrestua dhe u burgos në një burg në shtetin e Uashingtonit të mërkurën, për një akuzë të rëndë për të shtëna nga makina. Oficerët iu përgjigjën raporteve për të shtëna me armë në një përleshje midis pasagjerëve të dy automjeteve në Tacoma pak para orës 14:00 me orën lokale, njoftoi Departamenti i Policisë së Tacoma.

Një nga drejtuesit e mjeteve kishte qëlluar disa herë në drejtim të pasagjerëve të mjetit tjetër përpara se “vetura e viktimës” të largohej nga zona. Policia tha se i dyshuari, të cilin e identifikuan vetëm si një 53-vjeçar, u arrestua pa incidente dhe u dërgua në një burg lokal. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri.

Kush është ish-basketbollisti i NBA? Shawn Kemp, një ish-lojtar i Seattle SuperSonics, Cleveland Cavaliers, Portland Trail Blazers dhe Orlando Magic ka marrë pjesë 6 herë në All Star, është arrestuar më parë për dy incidente të lidhura me drogën në  vitet 2005 dhe 2006. Kemp ka ligjërisht shtatë fëmijë me gjashtë gra të ndryshme.

Në vitin 2020, Shawn Kemp, i cili fitoi më shumë se 91 milionë dollarë në karrierën e tij 14-vjeçare në NBA dhe luajti në finalet e 1996 me Sonics, hapi një biznes kanabisi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?