Goli dhe festa e Dybalas

Sport

Shtatë gola në Australi, Roma mposht 5-2 Milanin

31 Maj 2024, 17:56| Përditesimi: 31 Maj 2024, 17:57

  • Share

AUSTRALI - Roma dhe Milan kanë zhvilluar një miqësore në "Optus Stadium" në Perth, me Romën që fitoi 5-2 në një ndeshje me raste dhe gola. Në turin e Australisë dy skuadrat provuan emra të rinj, ndërsa Stefano Pioli ishte në stol dhe Giroud në fushë për kuqezinjtë, të cilët do largohen pas pak ditësh nga klubi.

Ndeshja nisi mirë për Romën, që kaloi në avantazh me Baldanzin pas 27 minutave lojë. Më pas Theo Hernandez barazoi në të 37 minutë, para se Tamy Abraham të shënonte të dytin për Romën dhe ta mbyllte 2-1 pjesën e parë.

Në të dytën Roma shënoi sërish me Angelino, para se Okafor të shkurtonte 3-2. Më pas Dybala dhe Azmoun shënun edhe dy gola të tjerë për Romën, për rezultatin 5-2.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni nga qeveria Rama 4 pas zgjedhjeve të 11 majit?