Kosova & Rajoni

Shtatë kongresmenë në SHBA letër Joe Biden: Serbia po rrezikon stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

7 Nëntor 2021, 15:57| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 20:30

  • Share

Shtatë Kongresmenë në SHBA i kanë dërguar letër Presidentit Joe Biden, ku i bëjnë thirrje të ndërhyjë për situatën politike dhe korrupsionin e lartë në Serbi. Sakaq, sipas tyre, kjo mund të ketë ndikim në Ballkanin Perëndimor dhe gjithë Europën, ndaj kërkojnë që të veprohet me ligjin për shpalljen 'non grata' të personave që rrezikojnë stabilitetin e rajonit.

"Raportet tregojnë se Vuçiç e ka thelluar korrupsionin në Serbi, duke përdorur krizën e COVID-19 si justifikim për shpenzimet e qeverisë" - thuhet në letrën e dërguar Presidentit të SHBA më 4 tetor.

Kongresmenët demokratë nënvizojnë se mediat pranë qeverisë kanë marrëdhënie të ndërsjellë duke i shërbyer pushtetit dhe përfituar financiarisht nga ana tjetër.

"Ne besojmë që SHBA duhet të ndërmarrë veprime për të mbrapsur korrupsionin dhe sulmet ndaj lirisë së medias në Serbi" - thuhet nga kongresmenët.

Në letër përmendet fakti se televizioni i madh privat në Serbi, Pink TV gjatë viteve 2014-2016 ka marrë të paktën 7 milionë euro hua nga qeveria dhe ky televizion e ka favorizuar dukshëm Vuçiç gjatë fushatës zgjedhore.

Kjo situatë, thonë kongresmenët, dëmton normat e demokracisë, u mbyll gojën kritikëve dhe fuqizon personat e korruptuar.

Për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që Serbia pritet të mbajë në pranverë, ligjvënësit amerikanë i kërkojnë Biden që të sigurohet që procesi të jetë i lirë dhe i ndershme përfshirë fushatën dhe procesin e votimit.

"Për të pasur një të ardhme më optimiste, ne besojmë se veprime të mëtejshme diplomatike nga SHBA dhe aleatët europian, është vendimtare për të garantuar se Serbia mund të jetë efektive në zbatimin e reformave demokratike. Kjo do të sjellë përmirësim të marrëdhënieve mes shteteve në Ballkanin Perëndimor përfshirë Kosovën" - shprehen kongresmenët.

Ora 20:05
Letra e kongresmenëve amerikanë që e akuzuan për korrupsion, reagon Vuçiç: Nuk kam para dhe as llogari bankare

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas letrës së kongresmenëve amerikanë drejtuar Joe Biden. Vuçiç thotë se nuk ka frikë nga ngrirja e pronave apo llogarive jashtë vendit 'sepse nuk ka të tilla'. Presidenti serb është shprehur për këtë se vendimin përfundimtar do ta marrin qytetarët e Serbisë.

 “Nuk më gjeni asnjë llogari. Nuk kam asnjë llogari  bankare jashtë këtij vendi, nuk mund ta ngrijnë, nuk kam para as llogari”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç thotë se kongresmenët janë lobistët, janë shqiptarë dhe nuk ka problem që ambasadori serb Marko Gjuriç është takuar me ta, ai është përgjigjur se është detyrë e ambasadorit të takohet dhe të bisedojë me të gjithë.

Dokumenti është i nënshkruar nga kongresistët Raja Krishnamoorthi, Ritchie Torres, David N. Cicilline, Jan Schakoësky, James P. McGovern, Mike Quigley dhe Jim Costa.

Komento

Komente

  • Iris: 08/11/2021 02:43

    Jooo,ju jeni me i rrezikshem se ata me para e llogari bankare.Ata kane parate,kurse t'i ke ideologjine.

    Përgjigju
  • Albi: 07/11/2021 23:15

    Vucici nuk ashte si politikaj shqiptare si kan mush bankate e botes. Dhe do ju marrin nje dite tanve

    Përgjigju
  • Arbër: 07/11/2021 17:24

    E këti krimineli i jap krahun edhe km shqipetar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?