Bota

Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

27 Janar, 20:02| Përditesimi: 27 Janar, 20:26

  • Share

“Në një javë, më shumë se Biden në 4 vjet.” Kështu e përkufizoi eksperti i marëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, 7 ditëshin e parë të mandatit të dytë presidencial të republikanit Donald Trump.

I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, Krisafi tha se zhvillime si përplasja me Kolumbinë së fundmi– kjo e fundit nuk pranoi të marrë mbrapsht shtetasit e saj që ndodhen ilegalisht në SHBA – duke kërcënuar dhe vënë sanksione, parashikojnë qartë vijimin e mandatit të Trump, në politikën e jashtme.

“Është një presidencë që jep ndjesinë që ka bërë në një javë më shumë se Biden në katër vite. Gjatë fushatës, stafi I Trump kishte bërë gati çdo ligj qeë do të votonte përpara. Po arrin të ndryshojë një pjesë të pikëpamjes që kanë amerikanët për këtë presidencë. Ajo me Kolumbinë tregon se si Trump do të bëjë politikë të jashtme në katër vitet në vijim”,-tha Krisafi.

“Në 4-vjeçarin e parë dukej se kërcënonte, por nuk bënte gjë në praktikë, tani duket se nuk ka vijë të kuqe”,- theksoi ai.

Sa i përket ambicies së presidentit republikan për të përvetësuar Groenlandën, Krisafi tha 78-vjeçari ende nuk ka një strategji se si do ta bëjë këtë.

“Çështja e Groenlandës është vetëm nëse ja japin sepse Trump nuk e merr dot. Drejtuesi i Groenlandës ka qenë i hapur për të diskutuar me Donald trump për bashkëpunim, jo për të marrë territore. Në momentin që do të fillojë të vendosë tarifa mund të ketë një tërheqje të Groenlandës. Strategjia e Trump për momentin është ma jepni se e dua”,- u shpreh eksperti.

Gjatë fushatës, republikani 78-vjeçar u zotua se nëse do të rizgjidhej president, ai do t’i jepte fund luftës në Ukrainë, 24-48 orët e para, pasi të rifutej në Shtëpinë e Bardhë. Edhe pas 7 ditë nga rimarrja e detyrës, Krisafi thotë presidenti Trump nuk ende asnjë ide si mund t’I japë fund agresionit rus në Ukrainë.

“Këtë javë si president ka treguar se nuk ka asnjë ide si mund të zgjidhë luftën në ukrainë. Nuk është shumë i qartë se çfarë do bëjë me Rusinë”,-theksoi Krisafi ndër të tjera.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 28/01/2025 08:28

    Or zoteri e gjith historia e Ukraines mvaret nga Rusia pse pa ndihmen e Stalinit ,dhe Leninit Ukraina dote kishte vetem Kievin zgjerimi i saj ndodhi nga ndihma e Rusise ,qe nga Odesa dhe deri ne Karkiv ishte teritori i Katerines se madhe pra nuk kishte kembe Amerikane aty qe sot pritet qe Amerikanet ti japin fund luftes ,Ukraina u dakordesua qe te gjente nji rugedalje por nuk u lejua nga Amerikanet dhe Britaniket ata e pregaditen per lufte dhe tani nuk gjejne rugedalje por kane nji mundesi qe ti pranojne kushtet e Putinit dhe te kthehen prape te akordet e Minskut,pse Rusia nuk eshte Shqiperia ose Kosova qe Amerikanet munden te bejne se si duan ata per interesin e tyre pra kjo eshte e verteta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?