Kronikë

Shtatore në Kolonjë, patrioti Sali Butka nderohet në vendlindje! Kryebashkiaku Isai: Vlerësim i vonuar për atdhetarin e madh

23 Korrik 2021, 18:23| Përditesimi: 23 Korrik 2021, 19:02

  • Share

Shtatorja e Sali Butkës, një nga udhëheqësit dhe luftëtarët e lëvizjes kombëtare shqiptare është vendosur në qendër të qytetit të Ersekës në shenjë nderimi për veprimtarinë çlirimtare. Për nipin e tij, Uran Butka, dhe historianin Niko Kotherja, Butka përfaqëson një figurë sakrifikuese për Shqipërinë, pasi gjithmonë me veprat e tij ka lobuar për përhapjen e gjuhës shqipe dhe mbrojtjen e atdheut nga pushtuesit e huaj.

“Figura e Sali Butkës përfaqëson mendimtarin rilindas, veprimtarin e pavarësisë, njeriun që luftoi dhe vdiq për çështjen kombëtare me motivimin. Për lirinë, për lirinë, lum kush vdes për Shqipërinë”, tha nipi i Sali Butkës, Uran Butka. 

“Unë besoj se ka ardhur koha për ta sjellë këtë personalit në parametrat e tij të vërtetë”, tha historiani Niko  Kotherja.

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai thotë se një vlerësim i tillë për një figurë kaq të madhe, është i vonuar.

“Nuk di të mendoj se cila gradë do të ishte përfaqësuese e denjë e shpatullave të tij”, tha Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai.

Skulptori Agim Rada rrëfen se nga u frymëzua për të realiuzuar këtë vepër.

“Përveç njeri i pushkës ka qenë dhe njeri i punës. Kishte vjershat e tij qëi shpërndante nëpër Kolonjë. Unë emocionohesha dhe disa vargje të vetë Saliut i kam shkruar edhe këtu”, u shpreh skulptori, Agim Rada.

Shtatorja u vendos në lulishten Rinia përballë Gjimnazit "Petro Nini Luarasi". Sali Butka u lind në vitin 1852 e u nda nga jeta ne vitin 1938. Gjatë jetës së tij bashkëpunoi ngushtë me Petro Nini Luarasin, të cilin e ndihmoi në ngritjen e shkollës së parë shqipe në Kolonjë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?