Shtatori me temperatura të ngrohta, Gjoni: Këtë javë do kemi vranësira e reshje shiu

3 Shtator, 11:48| Përditesimi: 3 Shtator, 12:10

  • Share

Java e parë e shtatorit do të jetë nën ndikimin e temperaturave të ngrohta, edhe pse do kemi të pranishme vranësira. Specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Anira Gjoni në një intervistë për Report Tv tha gjatë kësaj jave do ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa nga e enjtja temperaturat priten të ulen me 2-3 gradë celsius. I gjithë muaji shtator do të karakterizohet nga temperatura të ngrohta.

“Kjo javë vazhdon me temperatura të ngrohta, por do kemi edhe praninë reshjeve lokale të dobëta pothuajse në gjithë territorin, sot presim reshje te dobëta në juglindje, pjesa tjetër e territorit me vranësira.

Presim që nesër temperaturat të jenë pak më të larta, ndërkohë nga e enjtja e në vazhdim do jenë 2-3 gradë më të ulëta. Do vazhdojmë të qëndrojnë të ngrohta përgjatë kësaj jave. Dy javët në vazhdim pësojnë ulje prej 2-3 gradësh. Java e fundit e shtatorit presim të jetë e ngrohtë si java e parë. Kjo javë do ketë praninë e reshjeve të dobëta dhe lokale”, tha Gjoni në Report Tv.

Sa i takon verës, Gjoni tha për gazetarin Nertil Agalliu se problematikë kanë qenë temperaturat shumë të larta që kanë zgjatur me ditë me radhë, si edhe netët tropikale.

“Problematikë kanë qenë temperaturat shumë të larta. Në bazë të të dhënave s’kemi thyer rekordet absolute, por është shtuar numri i ditëve me temperatura shumë të lartë. Kanë qëndruar 35 gradë me ditë me radhe, kjo ka qenë problematikë. Po ashtu, kthimi i netëve tropikale, zonat e ulëta i kanë pasur temperaturat minimale të natës që kanë shënuar 20 gradë e sipër për netë të tëra me radhë”, vijoi Gjoni.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?