Shtatorja e Papa Klementit XI, me orgjinë shqiptare është vendosur në kishën e Kuvendit të Arbrit në Lezhë. Studiuesi Dom Nik Ukgjini tha se Papa ka dhënë një kontribut të madh për përhapjen e gjuhës shqipe dhe fesë së krishterë tre shekuj më parë.
Përmendorja e Papa Klementit të XI, punuar me mjeshtëri nga skulptori Sadik Spahia është vendosur në Kishën e Kuvendit të Arbrit në fshatin Mërqi të Lezhës.
Për nder të Papës me orgjinë shqiptare u ngrit shtatorja pikërisht në vendin ku u mbajt 320 vite më parë Kuvendi i Arbrit.
“Papa Klementi ka ruajtur një rol të rëndësishëm për Shqipërinë. Ka nxitur shumë iniciative të ndryshme. Në biografinë e tij citohet se prejardhja e tij është nga Kurbini. Ai e ka merituar një gjë më të madhe. Të ketë një monument edhe në Tiranë, Kosovë. U plotësua një ëndërr për papa Klementi që të ketë një shtatore këtu në vendlindje”, tha Dom Nik Ukgjini, studiues.
Realizimi i shtatores është pjesë e projektit për rehabilitimit e plotë të objektit të kultit që bart vlera të jashtëzakonshme historiko-kulturore.
“Kanë punuar disa arkitektë. Kemi bërë planimetritë. Pamjet tradicionale të objekti. Kemi bërë detajet. Kemi bërë çati të re komplet. Është shtuar dhe një objekt mbrapa. Janë bërë dhe punime të brendshme. Janë bërë dhe objekte me paraqitje religjiozë. Është sistemuar dhe oborri. Është vendosur dhe steva e kuvendit të Arbërit. Jemi munduar të qëndrojmë sa më saktë me atë që ka qenë më parë”, tha inxhinieri, Sokol Gazulli.
Emri i Papa Klementit të XI mbeti në Historinë e Shqipërisë si për organizimin e Kuvendit të Arbrit në 1703, botimin e Akteve të tij në shqip e latinisht ashtu dhe për kontributin në përhapjen e gjuhës e kulturës në trojet shqiptare.
Per Papa Klementin XI kete dhe me shume ne Shqiperi, se ka patur vendin e tij ne qender te vemendjes. Nje personalitet i madh qe ka kontribuar me vepra monumentale artistike, e me karakter social e publik. Kudo ku te kalosh ne Itali, sheh monumente dhe perkushtime ne nderim te tij.
Përgjigju