Shtatorja e Gjergj Kastriot-Skënderbeut e vendosur në Prizren, që shkaktoi një debat të gjerë publik mes skulptorëve dhe politikës, do të vlerësohet nga një ekspertizë ndërkombëtare për vlerat artistike dhe kombëtare që ajo mban. Ideatori i kësaj vepre Nue Oroshi gjatë një interviste për Report TV, me tone të ashpra hodhi poshtë të gjitha kritikat e bëra kundër saj dhe tha se të gjitha motivet kombëtare janë të ruajtura.
“Para se të fillojë puna ja kam dhënë 4 ide skulptorit që ti bëj. 1 përkrenarja, shqiponja, akt diplomatik që ka në dorë dhe 4 veshjet e princave mbretëror dhe perëndimor. Aspekti kombëtar qëndron plotësisht. Sa i përket anës artistike mund të diskutohet por jo anës kombëtare siç janë disa vagabondë të medias të cilët thonë që ka pikëpamje otomane, që duan ti ulin vlerën. Unë kam kërkuar një ekspertizë ndërkombëtare që do ta vlerësojnë edhe anën artistike dhe ta dimë nëse ka apo jo vlera. Dhe jo disa sharlatanë”, u shpreh Oroshi.
Oroshi thotë se gjithë këto kritika vijnë si pasojë se ne nuk jemi mësuar të pranojmë gjërat e reja, dhe shtoi se shtatorja e tij tregon heroin në gjendje paqeje dhe se nuk e dëmton figurën e tij.
“Këtu e kemi një Gjergj Kastrioti ndryshe nga realizmi socialist. Është fatkeqësi që janë rikthyer të gjithë ithtarët e socializmit kundër sepse po i ik pëllumbi nga dora dhe po paraqitet ndryshe. Gjithë atë luftë dhe ato beteja që i ka zhvilluar Gjergj Kastriot Skënderbeu i ka zhvilluar në tokë dhe në pozicione të ndryshme. Ne kemi bërë një Gjergj Kastriot paqësor, jo në luftë por me të gjitha elementet kombëtare, të një princi arbëror. Ne nuk jemi mësuar me diçka të re por jemi mësuar me kopje. Ne duhet të shohim edhe anën njerëzore, politike dhe jo vetëm atë luftarake. Nuk e dëmton figurën e tij sepse ne e dimë që ai nuk ka qëndruar gjithmonë në beteja”, pohoi ideatori Oroshi.
Shtatorja e Skënderbeut u vendos në Prizren me rastin e festës së 28 dhe 29 nëntorit, dhe ajo që ra në sy ishte fakti që figura e heroit tonë kombëtar u shfaq ndryshe nga ç’jemi mësuar që ta shohim dhe më kryesorja është pa kalin e tij. Heroi kombëtar shfaqet më i dobët, mjekër më të gjatë dhe pa kalë.
Nuk mund të ketë ekspertizë ndërkombëtare, pasi Skenderbeu është hero kombëtar shqiptar. Ne kemi lidhje të shumëfishtë me Atë, jo thjesht teknikalitete skulptorësh në lidhje me një vepër arti. Vetëm shqiptarët kanë ndjesinë e dujur për Heroin tonë Kombëtar. Kështu që, autori mund ta mbajë te baçja e vetë dhe të ftojë ata që e pëlqejnë të venë e ta shikojnë atje.
PërgjigjuPo hec o burre beji dhe nje kale afer te kenaqen njerzia. Nuk ben kshu. Shume gabim. Te pakten kishe pyetur Ramen qe ta kishe mendjen e mbledhir.
Përgjigju