“Shtegtarët” shqiptarë, emocione në qytetin e lindjes! Festë mirënjohjeje në Lezhë

16 Gusht, 13:03| Përditesimi: 16 Gusht, 13:19

  • Share

E kthyer tashmë në traditë, dita e shtegtarit u kremtua me këngë e valle në “Gjergj Kastrioti” në Lezhë. Kjo festë që u kushtohet emigrantëve, mblodhi qytetarë që vijnë për të pushuar në atdhe, ashtu siç ndodh çdo 15 gusht në qytetin bregdetar.

Të emocionuar emigrantët e kthyer nga vende të ndryshme të botës, tregojnë përjetimet e tyre.

Në skenë u ngjitën disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare si Shkurte Fejza e Mateus Frroku. Performanca e artistëve live, zgjoi edhe kuriozitetin e turistëve të huaj për tiu bashkuar tingujve të muzikës.

“Festës së Shtegtarëve” iu bashkua edhe Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili u premton qytetarëve se kjo traditë do të vijoje si shenjë respekti dhe mirënjohje ndaj tyre.

Festa e shtegtarit në Lezhë zgjati deri në mesnatë, ndërsa më herët një pjesë e emigranteve u pritën në zyrë nga kryebashkiaku.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/08/2024 00:15

    Vitin tjeter beheni tek kampet e shtegetareve qe po ndertohen ne Lezhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?