Shtegtimi i bagëtive, ekspertja Laçi: Do të mbrohet nga UNESCO, gati dosja! 'Akademia e barinjve', termi jo i duhur nga ministrja, do ketë shkolla profesionale

13 Dhjetor 2021, 20:25| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 21:06

  • Share

Shtegtimi i bagëtive (transhumanca) është shpallur nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCOS, si trashëgimi botërore jomateriale të njerëzimit. Një dosje për këtë trashëgimi jo materiale ka përgatitur edhe Shqipëria, të cilën në mars të vitit 2022 do ta dorëzojë në UNESCO.

Përfaqësuese e Shqipërisë për dosjen UNESCO, Esmeralda Laçi tha në emisionin 'Studio Live' në Report Tv të gazetarit Arbër Hitaj, se ideja është ideja është të konservohet mënyra sesi kjo praktikë, pra e shtegtimi të bagëtive, të transmetohet nga njëri brez tek tjetri. Laçi tha se edhe në aspektin financiar do të ketë më shumë të ardhura për komitetin baritor.

'Kjo është një dosje ndërkombëtare, kanë qenë Italia Greqia dhe Austria, vendet e para që kanë çuar dosjen paraprake e cila ka marrë miratimin në 2019 dhe tani janë shtuar edhe 7 vende të tjera. Përveç nesh është edhe Franca dhe Spanja që janë lider në këtë moment dhe disa vende të tjera. Duke qenë që është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një dosje ndërkombëtare, procedura ka qenë me e gjatë dhe më e vështirë, por mbështetja e ekspertëve ndërkombëtare ka qenë e nevojshme dhe na ka shërbyer. Dosja është dorëzuar në ministrinë e Kulturës dhe dorëzimi zyrtar në UNESCO do jetë në mars të vitit 2022.

Çfarë do të thotë më konkretisht? Sa i përket trashëgimisë jomateriale ideja është të konservohet mënyra sesi kjo praktikë transmetohet nga njëri brez tek tjetri! Dhe të përmirësohen kushtet që kjo praktike ka nevojë për tu zhvilluar në të ardhmen, që dmth shënimi i shtigjeve që ndjekin bagëtitë, përmirësimi i kushteve në stanet ku qëndrojnë bagëtitë. Do ngrihet një grup pune, i cili përfshin një plan shpëtimi, i cili do jetë me një afat 6-vjeçar. Ne kemi një plan kombëtar, duke qenë një dosje ndërkombëtare edhe plani do jetë ndërkombëtar. do jetë pjesë e një plani ndërkombëtar që duke qenë në një nivel europian me siguri do financohet nga KE.'- tha Laçi.

Laçi komentoi edhe deklaratën e ministres sa i prëket Akademisë së Barinjve, ku theksoi se ideja është të krijohet një shkollë profesionale që mund të jetë 1-2 vjeçare, ose thjesht kurse trajnimi.

'Ne kemi adresuar në doje statusin e bariut, dmth ato paguhen në të zezë e nuk ka një njohje ligjore. Sa i përket 'akademisë së barinjve' që përmendi ministrja e Bujqësisë, ajo është një nga propozimet që ne kemi bërë ndoshta aty nga nxitimi nuk u gjet fjala e duhur, por ideja ajo është, pra të krijohet një shkollë profesionale që mund të jetë 1-vjeçare, 2-vjeçare ose thjesht kurse trajnimi të cilat të përgatisin njerëz të bëjnë zanatin e bariut. Bëhet fjalë për shkolla profesionale.'- u shpreh Laçi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?