Belina dhe Elvis Pupa

Bota

‘Shtëpi bari’ në Australi, Elvis Pupa dhe bashkëshortja nën akuzë! Belina Pupa: Droga në një pronë që e kisha dhënë me qira

23 Maj, 12:02| Përditesimi: 23 Maj, 14:24

  • Share

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale me mbi 80 mijë ndjekës, po përballet me drejtësinë në Australi, pasi akuzohet për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në furnizimin me energji elektrike.

Mediat australiane bëjnë me dije se Belina, bashkëshortja e aktorit të njohur shqiptar, Elvis Pupa doli martën përpara Gjykatës së Magjistraturës në Adelaide. Ajo nuk ka paraqitur ende ndonjë deklarim fajësie për akuzat që rëndojnë mbi të.

Sipas dokumenteve gjyqësore, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën 1 janar - 4 prill 2025, në një pronë në Ascot Park, ku janë zbuluar 43 bimë kanabisi.

Avokati i saj kërkoi nga gjykata ndryshim të kushteve të lirimit me kusht, me argumentin se Pupa ka një biznes ndërkombëtar dhe duhet të udhëtojë drejt Shqipërisë për qëllime pune.

“Ajo ka klientelë në Shqipëri, SHBA dhe Australi, dhe shpenzon rreth tre muaj në vit në Shqipëri, ku ofron shërbimet e saj edhe në televizion”, u tha në sallën e gjyqit.

Prokuroria kundërshtoi ashpër kërkesën, duke e cilësuar rastin të rëndë dhe duke shtuar se partneri i saj, Vis Pupa i bashkë-akuzuar në këtë çështje, është larguar nga vendi dhe është aktualisht në kërkim.

Magjistratja vendosi të shtyjë seancën dhe lejoi Belina Pupën të mbetet në liri me kusht deri në seancën e radhës që do të mbahet javën e ardhshme.

Në një reagim për mediat shqiptare, Pupa thotë se kanabisi është gjetur në një pronë të saj, të cilët e kishte dhënë me qira.

“Përshëndetje Dritare TV. Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund, në radhë të dytë. Ju falënderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar!”, ka deklaruar ajo.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hello: 23/05/2025 12:43

    Kjo e justifikon vilen te rolling hills se na u bene te gjithe aktore me vila e koto delove e sender sallaku vdiqen pa shtepi nje jete ne ekran

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?