Shtëpi bari në Dimal, arrestohet pronari i banesës, 2 vëllezër nga Fieri, përgjegjësi dhe faturisti i OSHEE-së

20 Gusht 2023, 12:17| Përditesimi: 20 Gusht 2023, 15:31

  • Share

Një banesë njëkatëshe ishte përshtatur në laborator për kultivimin e kanabisit në fshatin Pobrat të Dimalit.

Policia ra në gjurmë pasi zbuloi se në banesën e Bejdo Rapos kishte një ambient që furnizohesh me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që ishte përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjatë kontrolleve në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 85 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 315 fidanë bime narkotike, 25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe 20 rritës të energjisë elektrike.

Në pranga u vu Bejdo Rapo, 21 vjeç që ishte pronari i banesës dhe Igli Borova 29 vjeç. Ky i fundit u arrestua pasi ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lushnjës kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike". Gjithashtu në pranga ra dhe  vëllai i tij Frederik Borova, 25 vjeç, të dy banues në Fier.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë arrestimi dhe i dy punonjësve të OSHEE-së, shtetasit Renato Mingo, 55 vjeç, me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së dhe Eriglen Bejdo, 32 vjeç, me detyrë faturist elektrik, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Operacioni u kodua "Pobrati" 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?