Një tjetër 'shtëpi bari' në Shqipëri dhe këtë herë në qendër të Tiranës dhe me emra të njohur në botën e krimit. Policia e kryeqytetit, Komisariati nr. 2, përmes një operacioni të koduar "Ndërveprimi" ka zbuluar në zonën e ish-parkut të autobusëve një banesë e cila ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba. Laboratori i kanabist u zbulua në katin e parë të një pallati të ri të firmës së ndërtimit 'Kontakt', pronar i së cilës është dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Ky është pallati, në katin e parë të së cilit policia gjeti laboratorin, në rrugën “Ndre Mjeda”, në zonën e ish-Parkut. Policët e Komisariatit nr. 2 arrestuan në shtëpinë e tij që e kishte përshtatur për të rritur kanabis, Alban Karapicin, 38 vjeç
U sekuestruan vazot me fidanë , 31 llamba elektrike, një sasi rreth 140 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, e ambalazhuar në 7 kavanozë qelqi të përmasave të ndryshme, një radio si ato që përdoren nga Policia, bllokues valësh dhe detektor për kërkimin e GPS.
Policia e Komisariatit nr 2 në Tiranë ka hyrë në zonën e ish Parkut, dikur e njohur si territori i Emiljano Shullazit. Gjatë operacionit “Ndërvëprimi” u arrestua nipi i tij dhe u zbulua një shtëpi e përshtatur për kultivimin e kanabis sativa
Nipi i Emiljano Shullazit, Leonard Zela u arrestua sepse dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në zonën e ish-Parkut. Në banesën e tij e 23 vjeçarit, policia gjeti doza gati për shitje, 4 kavanozë qelqi me me boçhe kanabis, peshore elektronike, përforcues grushti, sasi farash të dyshuara kanabis, 11.150 euro dhe 11.000 paund.
Kujtojmë se vetëm javët e fundit në të gjithë vendin janë zbuluar më shumë se 6 raste të kultivimit të kanabisit në banesa. Kjo ka bërë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nanos, të urdhëronte një aksion në gjithë vendin për zhvillimin e një plani operacional kundër kultivimit të kanabis sativa, i cili u shtri në 12 qarqet e vendit. Në fokus ishin ambientet e mbyllura me risk të lartë të kultivimit të kanabis sativa në fazën e mbjelljes.
Laboratori i kanabis i zbuluar në rrugën "Ndre Mjeda" ishte instaluar në njërin prej apartamenteve, në kati e parë të një pallati të ri të firmës së ndërtimit 'Kontakt'. Ndërkohë pronar i kësaj firme ndërtimi është dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.
Leonardo Zela, nipi i Emiljano Shullazit pasi e ka djalin e motrës, është arrestuar sot nga operacioni i policisë në Tiranë pasi është kapur me drogë dhe milioan lekë në shtëpi.
Pse nuk beni publike qe nenen e tij e ka marre ne pune Bujar Leska, kur ne te njejten kohe i biri i saj vendoste gjoba biznesmeneve bashke me dajon!. Ne kte pallat jeton dhe nje drejtor qe perfitoi shtepine vetem pse i mbylli konfliktin dajo Shulles me ndertuesin!
PërgjigjuO "Ku je o mret..:" kom qesh me Lot se e ke lon Ironin vetem ne fund per ta kuptuar, apo eshte veshtire per mua se nuk jetoj aty, ska rendesi po Ironia jote me pelqeu le te bashkohen Daj e Nip tani ne Burg.
PërgjigjuIk rri me vllain endrin o mret mos e le vetem ne burg, Se ky ishte dhe qellimi juaj te ishit te forte e te bashkuar.. Me mire ne burg, Se po sbere burg sta varin gocat lali, je 1-sh. Jeni gjigand, bravo, s'bete nje pune per te qene, si ju si daja.. Ngelet injorant gjithe jeten.
PërgjigjuMe vjen cudi se keta vijne dhe nga familje te mira si daja ashtu dhe nipat hahahaha Po kujt do i ngjajne o mret?? Behet dot bari lis dhe pisi fis?? Nuk behen. Ne te gjithe boten mafiozet mundohen ti mbajne femijet dhe nipat larg pisllekut duke ju i shkolluar dhe siguruar jeten ne menyre qw me pas parate e pista ti pastrojne me biznese te ligjshme te drejtuar nga keta te fundit. Po kush do investonte ne kete menyre me keta? Gjyshja apo baballaret hajdute? Investoi daja dhe i futi ne burg. Vajten ne origjine.
Ca o thu o mret, po kto ke zona parkut jane nona, ma tfuqishmit, shesin fort ene fuqishem 10-15 qese bar ndite, leku paster o mret ene njikohesisht bojn rolin e trafikantve ene tfortve. Duke pa qe kto me trafiqe bojn nomin, nja 4-5 bosa kartelesh kolumbjane kane myll fermat qe prodhojshin nga 200-300 kile tbardhe nmuj, per me ardh me u zhvendos ke ish parku ose anej nga 5maji se punohet fort. Aa qija ropt ku ka arrit injoranca, karagjoza qe shesin nai kile bar bojn si mafjoza kurse mileti qe bo dalje kontenjerash tu fut me kuintal i her ndy muje rri urte ene vazhdo jeten. Ke drejte o mret se po sboni icik burg se morin per serjoz se sdi me shtremnu buzen pastaj ene me i hap mire krahet