Një derë avokatie për sipërmarrjen e quajti kryeministri Edi Rama strukturën më të re, të hapur pranë “Piramidës së Tiranës”, Shtëpia e Biznesit.
“Një derë avokatie ku çdo sipërmarrës mund të trokasë për çdo problem që ka!’- tha Rama.
Rama tha se kjo strukturë e re, synon zhdukjen përgjithmonë të fenomenit të ryshfetit, por edhe adresimin e sfidave të mëdha, siç është përshtatja e biznesit me në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
“Ka një pjesë tjetër të kësaj bote të vjetër të ryshfetit që është akoma gjallë. unë do t’iu lutesha ju dhe gjithë atyre që na dëgjojnë dhe që janë sipërmarrës që të na vënë në provë, të na vënë në provë, pastaj nëse prova dështon, atëherë rrugët e vjetra, dyert anësore, korridoret telefonike me të njohur e me miq, - ju i dini përmendësh se ka 30 e ca vite që i keni rrahur ato rrugë për arsye të kuptueshme, - ama, duhet të na vini në prove dhe unë jam i bindur që kjo do jetë me një përfitim të madh të përbashkët.'- tha Rama.
Krizën e thellë që ka kapur industrinë e biznesit fason, Rama e quajti vdekje klinike, ndërsa të tjerëve u kërkoi të gjejnë rrugët për t’ju përshtatur nevojave të të tregut dhe të kohës.
'Nuk është mundësia e re që t’i japim lekë nga buxheti për të mbajtur punëtorë në shtëpi, ndërkohë që fabrika është mbyllur. Në këto kushte, t’i kërkosh qeverisë të të japë serume, është gabim. Pse? Sepse nuk ka serum që të shpëton dhe nga ana tjetër, qeveria nuk mund të përdorë taksat për të zgjatur agoninë e një organizmi që nuk e mban dot, nuk e kthen dot më në jetë. Është një vdekje klinike e sigurtë, por nuk është pa zgjidhje as për sipërmarrësit, as për personat. Zgjidhja është të adaptohesh.'- u shpreh Rama
Përgjatë aktivitetit, kryeministri Edi Rama njoftoi edhe ndryshimin e ligjit të dhomave të tregtisë, për t’ju përshtatur sistemit europian.
Një tjetër shkak pse situata e industrisë fasone në Shqipëri ndodhet në vdekje klinike jo për faj të qeverisë dhe as në lidhje me euron.
“Një temë e dhimbshme. Situata e industrisë fasone në Shqipëri. Kjo ditë do vinte dhe nuk lidhet thjesht me euron. Është gabim. Është qasje komplet e gabuar ta shohësh këtë si një ditë që e solli forcimi i lekut dhe situata e re që kjo ka krijuar me euron. Jo! Kjo ditë do të vinte sepse koha e shfrytëzimit të krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues në treg ka vdekur prej kohësh. E kush e ka kuptuar prej kohësh që ajo kohë ka vdekur, në atë industri ka marrë masat për t’u adaptuar. Kush nuk e ka kuptuar apo kush nuk i ka marrë masat për t’u adaptuar, sot e ka të pamundur të mbijetojë”.
Ajo erdhi vetë. Tani as krah pune të shtrenjtë nuk do gjesh më o Ram
PërgjigjuZ.Rama jam dakord me ju kur thoni qe qeveria s'jep serume.O.K deri ketu,ne te fundit ,jemi ne kapitalizem apo jo?! Por qeveria nuk mund t'i laje duart si Pilati kaq lehte,aq me teper qe c'ka po ndodh me sipermarrjet e manifakturat nuk eshte nje fenomen i zakonshm i ekonomise se tregut.I gjithe ky fenomen po ndodh nga forcimi artificial i lekut.Ne nuk kemi ekonomi,industri,bujqesi,sherbime,etj qe t'a justifikojne kete /forcim/,keto jane para' te krimit qe po lahen,pastrohen e po permbytin tregun financiar shqiptar dhe po falimentojne bizneset.Detyra juaj eshte jo te jepni serume,por te ndaloni kete /forcim/leku dhe ju nuk po e beni kete.Situata eshte gati njelloj si perpara renies se piramidave ne 96-97'dhe ju po tingelloni si Berisha atehere qe i quante parate e shqipove me te pastrat ne bote!Dhe kush tha qe koha e krahut te lire te punes ka vdekur?! Ti e thua? Po te kishte vdekur,nuk do te shkonte gjithe bota te merrte e te porosiste prodhime nga Kina,Indokina,Pakistani,India,etj,edhe ju vete nuk do te dilnit e te flisnit dikur per plotesimin e fuqise punetore ne Shqiperi me punetore nga vende te botes se trete! Dhe sa per ate deren e avokatise qe do te na beje realitet endrren utopike te zhdukjes pergjithemone te rryshfetit?! Seriozisht e ke?!
PërgjigjuORE FASONERITE E KRYEN CIKLIN E TYRE,,AVASH-AVASH ATO DUHET TE ULIN NUMRIN DHE ,,GRADUALISHT KJO FORCE PUNETORE DUHET TE INTEGROHET NE HOTELET NE BREGDET,,SEPSE ATY PAGUHEN ME SHUME...QEVERIA KA PER DETYRE TE NXISE NDERTIMIN E HOTELEVE NE BREGDET,,,me pishina,,,SEPSE PUNA DHE FITIMI ATY JANE TE GARANTUARA,,,,VETEM TE BEHEN ME PLAN,,URBANISTIK,,ME 100 M LARG NJERI-TJETRIT...KJO ESHTE ZGJIDHJA,,,NUK LIHEN NJEREZIT NE FASON GJITHE JETEN...
PërgjigjuKeshtu kryeministri as ne xhungel nuk gjen!Le ta mbajne shqiptaret se keshtu e duan.
PërgjigjuShif dhe trajtimin qe na bejn ne Dogana o Ramush.po na i nxijn jeten ata patronazhistat e tu me keq s.ka ku me shku.lek euro lek euro na thojn
PërgjigjuKy ndihet aq komod pa opozite sa ka heq nga puna dhe sufllaqexhinjte qe i benin fresk ne cdo lajm ku i permendej emri naltmadherise se tij.
PërgjigjuMbase zene mend e se votojne me te gjitha familjet qe do ngelen pa pune se kjo qeveri se vret mendjen.
PërgjigjuUne e kam updetuar biznesisin me nevojat e sotme dhe kam fillu me qepe thase per miell dhe jam i kenaqur.
PërgjigjuMe kete melodi e filluam rrugetimin per Evrope ne vitet 90te. Kjo mesa duket do jete epilogu i Shqiperise ne epitafin e te ciles do shkruhet: Vdiq nga te pabeset, do ringjallet nga patriotet.
PërgjigjuKrijova nje shpk per te ofrouar sherbime ne fushen time te ekspertizes pasi qeveria premtoi qe per xhiro deri ne 14 milion Lek tatim fitimi eshte zero. Sa e hapa aktivitetin, kjo pike u hodh poshte dhe tashme do duhet te paguaj 15% tatim fitimi. Shume veprim i pabese i qeverise. Shpk me xhiro deri ne 14 milion paguajne paga te punonjeseve, qira, tatim ne burim per qerane, dhe shume shpenzime te tjera te panjohura nga tatimet. Serioziteti i qeverise ne lidhje me qendrueshmerine e sistemit te taksave eshte zero. Mosni mor vandaler se po e zbrazni kete vend, mosni vandaler se na lodhet!
PërgjigjuNuk kam simpati per pronaret e fasonerive por eshte gjynah te likujdohen si biznese nese ekziston menyra per riorganizim dhe riorientim drejt nevojave te tregut te brendshem. Nese borxhet kryesore i kane ndaj punonjesve dhe bankave, atehere firmen le ta marrin ne administrim e pronesi punonjesit. Qeveria t’u beje presion bankave qe kredite te ristrukturohen nese problemet jane te kapercyeshme.
PërgjigjuRama ka filluar renien e tij gabimi me i madh eshte perkeqesimi i kushteve te biznesit, n rriti taksat na rriti burokracine ne sipermarresit jemi te zhgenjyer dhe nuk te votojme me!
PërgjigjuNe europe ka kerkese te madhe per punonjes. Pra punonjesit do ta shesin krahun e punes atje ku paguhen me shume.
PërgjigjuMe pak fjale sipas Z. Rama nuk ka ndikuar paraja i piset. Ulja e euros dhe cmimet e larta jane politike e mire financiare e qeverise socialiate, qe vetem socialiste nuk eshte. Me pak fjale Paraja e piset nuk e shkateron tregun. Kete do te thote Rama.
PërgjigjuQeveria ka detyr mos te lejoj punsimin pa limit te huajve qe zevendesojn puntoret shqiptare.Qeveria te mbroj krahun e punes se shqiptareve pasi afrikanet qe do sjellin nga Italia do punsohen nga fasonet.Fasonet te adaptohen dhe te ngrejn rrogat e puntoreve qe shfrytezojn deri ne kocke.Jan mesuar te fitojn miliarda,tani te fitojn miliona dhe te adaptohn rrogat.
PërgjigjuJam shum dakort me Kryeministrin per vizionin qe do ti japi fasonerise per ta shendruar ne biznes me cikel te mbyyllur por a i duket e drejte kryeministrit qe duke "perbuzur" deri diku punen e robaqepseve te ndertosh nje biznes me makina qepse???????
Përgjigjubravo ben shkodra, ktheje zyren e biznesit si administraten e kryeministrise kur ishte berisha.
PërgjigjuTip lavjerresi si Ben Shkodra nuk gjen dot kollaj ne Tirane. Dridhe me Nanon kur ishte drejtor ne kryeministri, dridhe me Berishen, vetem si ate lavjerresin qe di te beje ai, se per ndonje produkt konkret nuk njihet.
Kemi pranua kapitalismin si sister ekonomike me te mirat dhe te keqijat e tij, por falimenti dhe fitimi jane bashkshoqerues te tij.Kush falimenton duhet te me don si te triumfoj ne treg duke ndryshuar bisnesin dhe jo te kerkoj subvensionime nga taksat tona .Ne te njejten kohe qeveria ka detyrim kushtetues te gjeje pune punetoreve qe mbeten te pa pune nga falimentimi nepermjet institucioneve te sak Fusha ka plot por duhet nje mendim I ri ekonomik . Sot ka mungesa ne mijera ne sector te tjere te ekonomise
PërgjigjuTi dhe qeveria jote e kini mendjen per te vjedhur,grabitur,vrare dhe ruajtur pushtetin dhe pasurine e grabitur
PërgjigjuSikur do behej qender inovacioni piramida apo ndryshuan planet? Deri tani vetem ca kafe jane hapur me sa kam pare.
PërgjigjuInovacioni me pleqte qe kane ngelur ne kete vend nuk behet or teeeejjjjj
Një pyetje për zotin kryeministër, çu bë me ato analizat e naftës së Shpiragut që i çuan për analiza jashtë shtetit? Sikur do dilnin rezultatet në tetorin që shkoi më duket? A do jemi më të pasur prej rezervës së naftës të gjetur apo u çpua fllucka?
Përgjigjukush te adoptohet me tregun? grate 50-60 vjecare? ne ca shteti te afrikes ndodh kjo? ku ka pare ky te fillojne karriere te re 50 vjecaret? O Ram je bere nje karagjoz i vertet: tenton te fshehesh uljen e euros nga pastrimi i parave te trafikut me justifikime se krahu i punes eshte shtrejntuar. Si u shtrejntoka ky krahu i punes kur punetoret kane te njejtat aftesi dhe njohuri si para 30 vitesh?! Ky po mbahet vet me serum se drejt fundit te mjeruar eshte. Te marrte sala me vete o gje e trashe
PërgjigjuUne qe po ju shkruaj shpetova fatmiresiaht nga nji nderhyrje kirurgjikale kardiake dhe ndodhem akoma ne spital,dhe mjeket thojne qe nji nga shkaktaret eshte stresi i jetes dhe i punes. Ishalla funksionon ky Institucion i Ri sepse burokracia nga njerezit qe ka vene partia ne pune kujtojne qe jane ne pronen private te tyre dhe shpresojme qe jane aq te forte deri ne fund te karrieres
PërgjigjuA ka njeri ti thotë këtij , që përveç 20 oligarkëve ka dhe njerëz të tjerë në këtë vend? Që punojnë si munden e duan të jetojnë. Mbështet industrinë e qumështit me subvencione, ata sjellin qumësht pluhur, pa taksë. Fermerët të ngordhin ne të hamë niseshte. Po kështu dhe puna e fasonëve. Të vetmit që eksportojnë. Pak nga pak do përshtaten , si kudo. Fasonë ke edhe në.Bullgari, Rumani Turqi....ne kapëm Amerikën! Cfarë do haje 90% e popullsisë? Nuk jemi në shek e 18! Prandaj do ikin e do ikin....