Dikur punonte si kamerier në një restorant, ndërsa sot, 24 vjeçari nga Tirana fiton më shumë se kryeministri i vendit, Edi Rama me punën si agjent imobiliar.
Rruga drejt suksesit nuk ka qenë pa pengesa për Klevis Oshafin. Për emisionin “Një nga ne”, ai tregon si i ka kapërcyer vështirësitë e profesionit, telefonatat e vazhdueshme që duhet të bënte dhe trokitjet dyer më dyer për të siguruar kontaktet e nevojshme.
Është ndër agjentët top performues, kohën e lirë ia dedikon më së shumti familjes, por nuk lë pas dore as pasionet e tij, leximin dhe futbollin. Mes të tjerash zbulon detaje nga takimi me lojtarin e tij të preferuar Aron Ramsey, autografin e të cilit e ka tatuazh në dorë.
Po si arriti Klevisi të takohej me këtë lojtar? A mund të gjejmë shtëpi të lira në Tiranë? A ja vlen të punosh si agjent imobiliar në ditët e sotme?
Të gjitha këto mund t’i ndiqni në ‘Një nga ne’ 24 orë me një 24 vjeçar!