Shtëpia e Agron Nezës në Nju Xhersi, korrespondenti i Report Tv nga SHBA: 4-5 mijë euro qiraja, banesat shumë të shtrenjta

25 Janar 2023, 17:54| Përditesimi: 25 Janar 2023, 18:28

  • Share

 

Korrespondenti i Report Tv në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Denion Ndrenika, në një lidhje live nga Nju Xhersi, tha se lagja ku jeton shqiptaro-amerikani është një zonë shumë ekskluzive, ku shtëpitë janë shumë të shtrenja dhe qiratë variojnë në 4-5 mijë euroja në muaj.

“Janë disa lokalitete me një historik të pagesave shumë të larta, si në qira, ashtu edhe në blerjen e shtëpitë.  Në zona si Leonia, ku jeton Agron Neza, por edhe lagje si Fort Lee, Franklin Lakes apo Wyckoff janë zonat tepër-tepër të shtrenjta të Nju Xhersit. Qiratë shkojnë shpesh edhe 4-5 mijë dollarë në muaj. Janë zona me natyrë të bukur, nuk kanë transport publik”, tha korrespondenti Denion Ndrenika.


Lajmi kryesor:

VIDEO EKSKLUZIVE/ Jeton në një prej lagjeve më të shtrenjta në Nju Xhersi, Report Tv në shtëpinë e Agron Nezës, njeriu kyç në dosjen e agjentit të FBI


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?