Bota

Shtëpia e Bardhë: Emërimi Grenell pasqyron angazhimin e Trump për dialogun Kosovë Serbi

4 Tetor 2019, 22:45| Përditesimi: 4 Tetor 2019, 22:49

  • Share

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se presidenti Trump e emëroi ambasadorin Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për shkak të besimit të madh që ka tek ai.

Emërimi i një zyrtari të këtij niveli të lartë dhe përfaqësuesi të aftë pasqyron angazhimin e presidentit Trump për të arritur një marrëveshje paqeje afatgjatë midis Serbisë dhe Kosovës.

Ndërsa Kosova pritet të zgjedhë së shpejti një qeveri të re, emërimi i zotit Grenell nënvizon rëndësinë që të dyja palët të hedhin hapa drejt rifillimit të dialogut, u shpreh zyrtari amerikan i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me emërimin e zotit Grenell./VOA

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?