Nancy Pelosi

Bota

Shtëpia e Bardhë: Nancy Pelosi ka të drejtë ta vizitojë Tajvanin! Kina kërkon të kundërtën

1 Gusht 2022, 22:13| Përditesimi: 1 Gusht 2022, 22:34

  • Share

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi ka të drejtë ta vizitojë Tajvanin, deklaroi Shtëpia e Bardhë më 1 gusht pasi ajo u nis për në Azi dhe bëri ndalesën e saj të parë në Singapor.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve gjatë një konference, se asgjë në lidhje me vizitën e mundshme të Pelosit në Tajvan nuk e ndryshon politikën e SHBA-së.

Pelosi u nis për në Azi më 31 korrik, por mbeti e paqartë nëse ajo do të ndiqte planet e saj për të ndaluar në Tajvan, një vizitë e mundshme që Pekini ka paralajmëruar se do të shihej si një provokim.

Kina e sheh Tajvanin si provincë të shkëputur, të cilën mund ta marrë edhe me forcë nëse është e nevojshme.

Kirby tha se Kina ka përdorur retorikë të papërgjegjshme rreth vizitë së mundshme të Pelosit në Tajvan.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe lideri kinez, Xi Jinping më 28 korrik diskutuan tensionet mbi Tajvanin në një telefonatë që zgjati më shumë se dy orë.

Në deklaratë thuhet se Bideni nënvizoi se politika e Shteteve të Bashkuara për Tajvanin nuk ka ndryshuar, duke shtuar se SHBA-të "kundërshtojnë fuqishëm përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status quo-në ose për të minuar paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit".

Sipas Pekinit, në këtë bisedë, Xi ka theksuar pretendimin e Kinës mbi ishullin, i cili ka pasur një qeveri demokratike për dekada.

Pelosi do të bëhet ligjvënësja me pozitën me të lartë në SHBA që viziton këtë ishull, pas paraardhësit të saj, Newt Gingrich, që ka vepruar njësoj 25 vjet më parë.

Pelosi ka qenë një kritike e ashpër e Kinës gjatë më shumë se tri dekadave të saj në Kongres - dikur ka shpalosur një pankartë të sheshit Tiananmen të Pekinit, që përkujtonte të vrarët nga regjimi në një protestë pro-demokracisë, më 1989.

Ajo ka qenë, po ashtu, mbështetëse e fuqishme e protestave pro-demokracisë të vitit 2019 në Hong Kong - çfarë e ka bërë atë objektiv të kritikave nga Pekini.

Tajvani gëzon mbështetje të fortë dypartiake në Kongresin amerikan.

“Është e rëndësishme për ne që të tregojmë mbështetje për Tajvanin”, ka thënë Pelosi javën e kaluar.

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, ka sfiduar kërcënimet e Pekinit dhe administrata e saj ka mbështetur vlerat thelbësore demokratike, përfshirë miratimin e martesave të çifteve me gjini të njëjtë dhe një rrjet të fortë të sigurimeve sociale.

/REL

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 02/08/2022 09:57

    Te njohesh Nensi Pelozin,blen nje dron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?