Portreti i ri i Donald Trump

Bota

FOTOLAJM/ Shtëpia e Bardhë prezanton portretin e ri zyrtar të Trump

3 Qershor, 12:13| Përditesimi: 3 Qershor, 13:26

  • Share

Shtëpia e Bardhë ka zbuluar një portret të ri të Donald Trump, që e tregon në një dritë paksa të ndryshme nga fotoja para inaugurimit të tij në janar. Në këtë portret, presidenti amerikan mban veshur kravatën e tij ikonike të kuqe, ndërsa tiparet e tij theksohen nga hijet në një sfond të errët.

Në fotografinë e mëparshme, manjati kishte një fytyrë më të shndritshme dhe mbante veshur një kravatë blu me flamurin amerikan në sfond, ndërsa në versionin e ri sfondi është i zi.

Të dyja imazhet u bënë nga fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, Daniel Torok.

Portreti i ri i Donald Trump 

Xh.D/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?