Presidenti Donald Trump pritet të vendosë një tarifë prej 104% ndaj të gjitha importeve kineze ditën e mërkurë, njoftoi të martën Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Kjo vjen mbi tarifat ekzistuese ndaj Kinës që ishin në fuqi përpara fillimit të mandatit të dytë të Trump.
Fillimisht, Kina ishte në pritje të një rritjeje tarifore prej 34% ditën e mërkurë si pjesë e paketës së tarifave "reciproke" të Trump. Por presidenti shtoi edhe 50% të tjera pasi Pekini vendosi një tarifë hakmarrëse prej 34% ndaj mallrave amerikane deri në mesditën e së martës – duke e çuar totalin në një rritje prej 84% shtesë në detyrime doganore.
Më herët të martën, Ministria e Tregtisë e Kinës deklaroi se "kundërshton fuqimisht" tarifat shtesë prej 50% ndaj importeve kineze, duke i cilësuar ato si "një gabim mbi një tjetër gabim". Ministria u zotua të përshkallëzojë masat hakmarrëse ndaj eksporteve amerikane.
Komente

Trampi mendon per ameriken e drejte etij .Une nuk jam ekonomist po sikur bota ti vere taksa amerikes per miliardate trilonat e armeve sic ben trampi e di ku do veje trampi ?Ne krizen me te madhe qe kaptur ndonjehere amerika .Por amerika del nga kriza nga komplotet qe ben qe te kete lufte sidomos ne kindjen e mesme qe eshte hambari i miliarda $
Përgjigju