Donald Trump

Bota

Shtëpia e Bardhë: Trump dëshiron një armëpushim të përhershëm në Ukrainë

28 Prill, 15:58| Përditesimi: 28 Prill, 16:02

  • Share

"Presidenti Trump dëshiron një armëpushim të përhershëm mes Rusisë dhe Ukrainës": Kështu deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konference për shtyp.

Leavitt u tha gazetarëve se Trump po tregohet gjithnjë e më i irrituar nga Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, dhe se të dy duhet të ulen në tryezën e bisedimeve për t'i dhënë fund luftës.

Zëdhënësja pranoi se Putin ka propozuar një armëpushim të ri të përkohshëm, por theksoi se presidenti Trump dëshiron një armëpushim të përhershëm.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?