Shtëpia e barit në Dimal, gjykata lë në burg tre kultivuesit! Lirohen elektricistët

23 Gusht 2023, 11:53| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 15:47

  • Share

Gjykata e Beratit ka lënë në burg dy vëllezërit nga Fierit që kishin ngritur një shtëpi bari në Dimal. Gjithashtu në burg do qëndrojë dhe pronari I shtëpisë që kishte lejuar kultivimin e kabanisit. Ndërsa dy elektricistët u lanë të lirë.

Gjykata e Beratit ka lënë në burg dy vëllezërit nga Fieri të cilën kishin ngritur një shtëpi bari në fshatin Pobrat të Dimalit.  Po kështu në burg do të qëndrojë dhe pronari i banesës Bejdo Rrapo që kishte lejuar kultivimin e kanabisit kundrejt pagesës.

Ndërsa 2 punonjësit e OSHEE-së Eriglen Bejdo dhe Renato Mingo që akuzohen për shpërdorim detyre u lanë të lirë me masën detyrim paraqitje.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ku prokurorja Albiona Papajani kërkoi për 3 të arrestuarit masat e sigurisë “arrest me burg” me akuzën “kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe për 2 të tjerët “detyrim paraqitje”.  Pasi ka dëgjuar prokuroren dhe pretendimet e avokatëve, gjyqtarja Entela Gjoni caktoi “arrest me burg” për Igli Borova, 29-vjec nga Fieri dhe “arrest me burg” me afat 30-ditë për vëllanë e tij, Frederik Borova, 21-vjeç pasi vuan nga disa probleme shëndetësore.

“Arrest me burg” caktoi gjykata e Beratit dhe për 21-vjeçarin Bejdo Rrapo, pronarin e banesës së kthyer në shtëpi bari.

“Detyrim paraqitje” u caktua për 2 punonjësit e OSHEE-së Eriglen Bejdo,32-vjeç, me detyrë faturist dhe Renato Mingo, 55 vjeç, me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së.

Ata dyshohet se kanë lidhur energjinë elektrike për pajisjet. Shtëpia e barit u zbulua mbrëmjen e 19 Gushtit ku u sekuestruan 80 bimë kanabisi, 315 kubik, 25 llamba 1 aspirator 6 ventilatorë dhe 20 rritës të energjisë elektrike që shërbenin kultivimit të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Njëri prej vëllezërve, Igli Borova, ishte me precedentë, i shpallur në kërkim që në 2021 për kultivim droge tek “Pushimi i shoferit” në Lushnje.

Të pestë personat  u arrestuan më datë 20 gusht në operacionin policor “Pobrati”, ku u gjeten dhe asgjësuan 85 bimë kanabisi, 315 fidanë. Shtëpia e barit në fshatin Probat të Dimalit ishte pajisur me  25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe pajisje të tjera elektrike.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?