Shtëpia e barit në Dimal, Frederik Borova rikthehet për rivlerësim e masës së sigurisë! Gjykata e lë sërish ‘burg me afat 30-ditë’, pritet akti i ekspertimit psikiatrik për të

20 Shtator 2023, 13:00| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 13:11

  • Share

I arrestuar si përgjegjës për shtëpinë e barit në fshatin Pobrat në Dimal, ku u arrestua së bashku me vëllain e tij, 21-vjeçari nga Fieri Frederik Borova është rikthtyer sërish në Gjykatën e Beratit për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Edhe sot gjyqtarja Entela Gjoni ka vendosur sërish për të masën e sigurisë "arrest me burg me afat 30-ditë".

Sipas prokurores së çështjes, ripërsëritja e së njëjtës masë sigurie u krye pasi, pas pretendimeve të Borovës se vuan nga probleme të shëndetit mendor, prokuroria është në pritje të aktit të ekspertimit psikatrik nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Në 25 Gusht Gjykata e Beratit vendosi "burg pa afat" për pronarin e banesës Bejdo Rrapo,21-vjeç dhe për vëllain e Frederikut,29-vjeçarin Igli Borova,i cili ishte i shpallur në kërkim në vitim 2021 për laboratorin e hashashit në një karburant tek "Klubi i shoferit" në Lushnje,ndërkohë që dy eleltriçistët e arrestuar Eriglen Bejdo dhe Renato Mingo morën masat e sigurisë "detyrim paraqitje".

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?