'Shtëpia e barit’ në fshatin Bardhaj të Shkodrës, Gjykata vendos për 16 të ndaluarit: 2 në burg, 2 ‘arrest shtëpie’, punonjëset gra ‘detyrim paraqitjeje’

15 Tetor 2022, 17:16| Përditesimi: 16 Tetor 2022, 11:27

  • Share

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për 16 personat e arrestuar dy ditë më parë, të cilët kishin ngritur një ‘shtëpi bari’ në fshatin Bardhaj dhe përpunonin kanabis. Nga 16 të ndaluarit, 2 prej anëtarëve të familjes janë lënë në burg, ndërsa për dy anëtare gjykata ka dhënë masën ‘arrest shtëpie’. Sa i përket 10 grave punonjëse, të cilat shkonin për përpunimin e kanabisit, gjykata ka vendosur ‘detyrim paraqitjeje’.

Për kryefamiljarin Zef Gjoni dhe djalin e tij Elvis Gjoni është dhënë masa ‘arrest shtëpie’, ndërsa bashkëshortorja e Zefit,  Antoneta Gjoni ka masën ‘detyrim paraqitjeje’. Ndërsa dy djemtë e tyre, Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni, janë lënë në burg. Ndërsa për bashkëshorten e Rolandit, Flora Gjonin, gjykata ka vendosur masën ‘detyrim paraqitjeje’. Djali tjetër i çiftit të bashkëshortëve, 31-vjeçari Fabion Gjoni është shpallur në kërkim.

Avokati i një prej të akuzuarve, Anton Kosteri tha në një dalje për mediat pas përfundimit të seancës se 10 gratë që janë kapur nga policia mendonin se do të pastronin sherebelë dhe janë kapur menjëherë sapo kanë mbërritur. Sipas tij, një situatë e tillë tregon situatën ekonomike në Shqipëri që detyron nëna të merren me veprimtari të tillë të paligjshme për të siguruar bukën e gojës. 

6 anëtarët e familjes sëbashku me 10 gratë punëtore u arrestuan dy ditë më parë, pasi Policia konstatoi se merreshin me përpunimin e kanabisit në banesën në pronësi të 31-vjeçarit Pjetër Gjoni. Ai grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje.

Punëtoret nga Tirana, Fushë Kruja dhe Kamza që u arrestuan në flagrancë ishin punësuar nga 42-vjeçarja Danjela Hasani, e dënuar dhe 3 herë të tjera po për këtë veprimtari kriminale. Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin në Shkodër. Gjatë operacionit të koduar 'Qarku', forcat blu kanë gjetur sasi lënde narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis.

Kjo 'shtëpi bari' u zbulua përmes operacionit “Qarku” u zhvillua përgjatë një jave. Para se të zbulohej 'shtëpia e barit', ishin gjetur disa parcela kanabisi në Pukë, Vaun e Dejës e zona të tjera malore. Në total janë 191 kilogranë kanabis, 456 bimë kanabis dhe 24 të arrestuar.

Masat e sigurisë

1-Zef Gjoni, 56 vjeç, arrest shtëpie)
|2- Pjetur Gjoni, 31 vjeç, arrest burg)
3- Elvis Gjoni, 24 vjeç, arrest shtëpie)
4- Roland Gioni, 22 vjeç, arrest burg
5- Flora Gjoni 29 vjeçe, Bleran, Bardhaj, Skodër, detyrim paraqitje
6 - Antoneta Gjoni 55 vjeçe, detyrim paraqitje
7- Danjela Hasani, 42 vjeçe banues ne Kombinat, Tirane, arrest burg
8- Drita Cuni 45 vjeçe banues në Kamze, detyrim paraqitje
9-Dorentina Hoxha 34 vjeçe banues ne Mamurras, detyrim paraqitje
10- Franga Gini 52 vjeçe  banues në Kamzë, Tiranë, detyrim paraqitje
11- Hurme Bafti, 47 vjeçe banuese në Kamzë, Tiranë, detyrim paraqitje
12- Mimoza Hoti, 51 vjeçe banues në Kombinat, Tiranë, detyrim paraqitje
13- Elida Doku 43 vjeçe banuese në Fushe Krujë, detyrim paraqitje
14- Blerina Meta, 37 vjeçe banues ne fshatin Larushk, Fushë-Krujë, Kruje, detyrim paraqitje
15- Valbona Haka, 45 vjeçe banuese ne fshatin Nikel, Fushe Kruje, detyrim paraqitje
16- Fatime Baftaj 53 vjeçe banues ne Kamëz, detyrim paraqitje

Ora 17:28
10 gra u kapën si punëtore kanabisi, avokati: Kujtonin se do pastronin sherebelë! Kjo ngjarje tregon dramën e shoqërisë shqiptare

 

Një prej avokatëve të të akuzuarve për kultivim droge, shumica gra që vinin nga Tirana dhe rrethinat, për të pastruar kanabis, tha se një situatë e tillë tregon situatën ekonomike në Shqipëri që detyron nëna të merren me veprimtari të tillë të paligjshme për të siguruar bukën e gojës. Megjithatë avokati tha se shumica e grave punëtore kujtonin se do të pastronin sherebelë dhe janë kapur menjëherë sapo kanë mbërritur. 

 “Prokuroria zbuti qëndrimin. Nuk kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal dhe kjo është e sigurt. Nuk duam të komentojmë ligjshmërinë e veprimeve të policisë por duam të nënvizojmë të gjithë si avokatë gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare që 12 zonja janë të detyruara të rrinë 3 ditë në burg, duke lënë familjen vetëm, dhe dramën që ka shoqëria shqiptare që sheh vetëm 2 rrugë për të mbijetuar, njëra largimi nga Shqipëria dhe tjetra krijimi i mundësive të tilla, që të gjithë e dinë se është e jashtëligjshme por e bëjnë për të siguruar bukën e gojës. Vijnë për të marrë 2-3 mijë lekë në ditë dhe gjejnë burgun. Ata kanë ardhur me idenë për të pastruar sherebelë dhe menjëherë janë arrestuar nga policia.  Një familjeje, Gjoni, i janë arrestuar të gjithë anëtarë, përveç 2 fëmijëve të mitur, dhe ishin në burg. Gjykata u tregoi e drejtë për masat e sigurisë.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?