Foto ilustruese

Shtëpia e barit me 700 rrënjë kanabis në Koplik, Gjykata e Shkodrës lë në burg pronarin dhe dy punëtorët

9 Qershor 2022, 12:34| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 12:36

  • Share

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ramiz Nikdukaj 64 vjeç, Bashkim Kovacin 64 vjeç dhe Altion Lulin 43 vjeç. Këto të fundit janë nga Cerriku, por u kapën gjatë operacionit “Syri i sheganit” në një shtëpi Bari në Koplik.

Në banesën e shtetasit Nikdukaj u gjet një ambient i përshtatur për kultivim të narkotikëve, ku u sekuestruan 22 kg kanabis dhe 455 bimë të kultivuara në ambient me llamba, si dhe 245 bimë të mbjella në oborr.

Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike kryer në bashkëpunim dhe vjedhje të energjisë, ndërsa dy shtetasit nga Cerriku u kapën duke punuar në ambientin ku kultivoheshin bimët. Pas shqyrtimit të provave, drejtuesi i seancës Andri Ymeri pranoi kërkesën e prokurorit Vat Staka, duke i lënë në burg.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?