Këtë sezon festash, të apasionuarit e filmit, ‘I vetëm në Shtëpi’, do të kenë mundësi që të qëndrojnë një natë në shtëpinë ku u xhirua filmi.
Kjo u njoftua nga Airbnb, dhe çdokush do të ketë mundësinë, që të qëndrojë një natë në shtëpinë në të famshme në botë në Çikago, atë të Kevin McCallister.
Nga 12 dhjetori, mund të prenotosh në Arbnb, të kalosh një natë atë, për një çmim qesharak, për vetëm 25 dollarë. Vetëm pak më shumë nga sa shpenzoi Kevin në dyqan për furnizime.
Buzz McCallister, vëllai i madh i Kevinit në film, do të mirëpres më 12 dhjetor personat që do ta marrin me qira shtëpinë.
Banesa ku u zhvilua filmi Home Alone dhe pjese nga filmi