KIEV - Mesfushori i Benficas dhe kombëtares së Ukrainës, Georgiy Sudakov, ka zbuluar se shtëpia e tij në Kiev është goditur nga një sulm rus me dronë dhe raketa mëngjesin e të dielës.
Lojtari 22-vjeçar publikoi në rrjetet sociale foto të shkatërrimit, duke shkruar: “Kështu duket shtëpia ime pas mbrëmjes së sotme”. Ai tregoi se në momentin e bombardimit në banesë ndodheshin gruaja, vajza dhe nëna e tij. Fatmirësisht, ata i shpëtuan sulmit pa lëndime.
Një valë prej 805 dronësh dhe 13 raketash u dërguan nga Rusia gjatë mëngjesit së të dielës, sipas forcave ajrore të Ukrainës. Edhe pse forcat ajrore thanë se rrëzuan 751 prej tyre, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se katër persona u vranë dhe 44 të tjerë u plagosën.
Georgiy Sudakov
Komente
