‘Shtëpia e lindjes’ që u shndërrua në klinikën e vdekjes/ Nga influenca e BS në Shqipëri, tek 35 këshilltarët sovjetikë që ristrukturuan Sigurimin e Shtetit pas 1949-ës

25 Qershor 2022, 19:19| Përditesimi: 25 Qershor 2022, 20:26

  • Share

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është një ndër destinacionet që edhe pse pak të njohura nga të huajt në pjesën më të rëndësishme të saj, njihet për muzetë që ofron. Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu Arkeologjik, Bunk Art 1 dhe Bunk Art2 ishin disa prej ndalesave tona por një ndër atraksionet më të rëndësishme për çdo vizitor vendas e të huaj, që na rrëfen e na njeh me të kaluarën e errët të sistemit komunist është dhe muzeu “Shtëpia e Gjetheve”, që ndodhet në qendër të kryeqytetit.

Një koleksion i rrallë objektesh, dëshmish që ruan gjurmët e transformimit të Shqipërisë, përgjatë viteve të sistemit komunist, kohës së ndërtimit të marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore për të ardhur deri në ditët sot. Ndërtuar prej vitit 1931, kjo është ajo që ruan sot “Shtëpia e gjetheve.  Dikur një shtëpi e lindjes ku vetë mbretëresha Geraldinë solli në jetë djalin e saj, Leka Zogu për t’u shndërruar më vonë  në një “klinikë të vdekjes pasi vitet e regjimit komunist e shndërruan atë në një shtëpi torturash, vuajtjesh dhe përgjimesh. 

Me nismën e mjekut të shquar shqiptar nga Pogradeci, Jani Basho për të ndërtuar një rrjet spitalor pas ardhjes së tij nga Austria, kjo godinë, në kohën e monarkisë fillimisht ka pasur funksionin e një klinike obstetrike.

Drejtoresha e muzeut “Shtëpia e Gjetheve”, Etleva Demollari, na njeh më shumë me historinë që ky muze mbart.

E ndarë në 9 sektorë dhe 31 dhoma “Shtëpia e Gjetheve”, mban detaje të historisë së Shqipërisë nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e në vazhdim përgjatë periudhës  së regjimit të  diktaturës komuniste.

Nga rreth 2000 objekte dhe pajisje të ekspozuara nga periudha e bashkëpunimit të Shqipërisë me Bashkimin sovjetik, 68% prej tyre janë pajisje përgjimi që vijojnë të ruhen ende në këtë muze.

Por, cila ishte influenca e ish-Bashkimit Sovjetik në vitet ‘47 pas triumfit në Luftën e Dytë Botërore, (vendosës i komunizmit në Europë), në Shqipëri dhe si u ristrukturua institucioni i Sigurimit të Shtetit përmes ndikimit që patën këshilltarët sovjetikë deri ne vitet 1961 kur Tirana zyrtare shkëputi marrëdhëniet diplomatike me aleatin e saj më të madh deri në atë kohë (BS), Rusinë.

Një udhëtim në kohë dhe një rend kronologjik i të gjithë këtyre ngjarjeve  na vjen e ndërtuar dhe zbulohet duke kaluar në korridoret e këtij muzeu që përmbushin dhe funksionin ndërlidhës ndërmjet dhomave të këtij ambienti historik.

Në vitin 2020 "Shtëpia e Gjetheve", është vlerësuar me çmimin “Muzeu” të Këshillit të Evropës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mali: 25/06/2022 21:59

    Paksa per te qeshur kjo e shtepise me gjethe. Asgje nuk eshte bere me shume nga sa behej ne perendim. Sot po pergjojne edhe partite ne shqiperi aq sa jane te neveritshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?