Shtëpia e Musine Kokalarit mbetet gërmadhë, trashëgimtarët ‘mbajnë peng’ kthimin e saj në muze

30 Shtator 2022, 16:29| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 16:37

  • Share

Shtëpia ku ka jetuar disidentja Musine Kokalari në Gjirokastër, duhet të ishte një muze, por prej 8 vitesh është lënë në degradrim të plotë. Trashëgimtarët Kokalari, që janë bashkëpronarë të kësaj shtëpie tre katëshe nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për restaurimin e objektit, me fondet e akorduara nga Ministria e Kulturës. Këtë e pohon ish-drejtuesja e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, Pezana Rexha.

“Ministria e Kulturës ka përpiluar projektin dhe ka lëvruar fondin por për shkak të problematikës së zakonshme që ndodh në qytetin e Gjirokastrës me monumentet që kanë bashkëpronarë, diku ka ngecur dhe nuk janë shfrytëzuar paratë për rinovimin e banesës. Pra, një pjesë e trashëgimtarëve nuk kanë rënë dakord”, tha arkitektja Pezana Rexha që më herët ka drejtuar institucionin e monumenteve.

Rexha thekson se ky shqetësim është për shumë objekte të trashëgimisë në lagjet muzeale të Gjirokastrës.

“Problematika kryesore e monumenteve të kulturës është se sa do t’i restaurosh, nëse nuk shfrytëzohen brenda 3-4 vitesh pësojnë të njëjtën trauma. Ndaj Ministria e Kulturës po krijon mekanizma më të komplikuar që t’i motivojë qytetarët gjirokastrit që t’i shfrytëzojnë këto ambiente në funksion të turizmit”, shton Rexha.

Dy dekada më parë ishte rikonstruktruar me donacione private, por një zjarr i rënë në nëntor 2014 shkatërroi gjithçka në shtëpinë e Musine Kokalarit në lagjen “Palorto”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?