“Shtëpia e përrallave”, aty ku vogëlushët mund të përkundin imagjinatën

5 Maj 2020, 15:49| Përditesimi: 5 Maj 2020, 16:05

  • Share

Vogëlushët më në fund kanë “Shtëpinë e tyre të përrallave”, ku të përkundin imagjinatën në rrëfenjat më të dashura për ta. Në këto ditë izolimi, aktoret Jorida Meta, Shegushe Bebti dhe piktori Renato Aliçkolli bëjnë të mundur, që nga shtëpia fëmijët të shikojnë përrallat më të njohura përmes imazheve ndjellëse të ilustruara nga Aliçkolli

“Ilustrimi i përrallave është një proces më vete, ka nevojë për ‘regji’ tjetër të cilën në bashkëpunim me artistet, e bëj unë. Marrë regjistrimin e përrallës, edhe krijoi në mënyrë origjinale ilustrimet e karaktereve, e më pas vazhdoj me montimin, grafikën, derisa përralla përfundohet”, shprehet Renato, i cili ka përfunduar studimet e larta për “Multimedia” në Universitetin e Arteve, ndërsa me Teatrin Kombëtar ka bashkëpunuar edhe me të tjera shfaqje, si për videoproduksionet e “E bukura edhe bisha” dhe “Aladini” etj.   

Nga “Hirushja”, “Aventurat e Inspektorit Pinguin”, “Hansi dhe Greta”, çdo javë në “Youtube” tek “Shtëpia e përrallave” fëmijët do të gjejnë një rrëfim në gjuhën shqipe, ku historitë bëhen magjepsëse falë interpretimit të aktorëve.

“Kjo iniciativë lindi si nevojë e mbylljes së aktiviteteve kulturore edhe parqeve, ku fëmijët luajnë. Na kanë pritur shumë mirë, sepse përrallat klasike i duan fëmijët edhe prindërit, të cilët mezi presin përrallën e radhës. Shegushja ka zgjedhur një cikël përrallash të botuara në shqip, ndërsa unë kam zgjedhur përrallat klasike, që të jenë jo vetëm argëtuese, por edhe edukuese, të kenë një mesazh për të përcjellë, si për shembull mbajtjen pastër të ambientit etj”, shprehet aktorja e Teatrit të Kukullave, Jorida Meta.

Aktroja përfundon se mungesa e spektatorëve të vegjël në teatër ndihet shumë gjatë kësaj periudhe të vështirë, megjithatë, ata janë shpresëplotë, se duke treguar kujdesin e duhur, në të ardhmen do t’ia dalin më së miri të jenë sërisht bashkë në teatër.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?