Kronikë

Shtëpia merr flakë nga qiriri në Derviçan, 12-vjeçarja autike humb jetën nga asfiksia! Familja në terr dhe sot! Banorët: Prej vitesh ka probleme me dritat!

29 Nëntor 2021, 10:55| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 15:21

  • Share

Mbrëmja e djeshme u shoqërua me një ngjarje tragjike në Gjirokastër, ku një vajzë vetëm 12 vjeçe humbi jetën pasi u asfiksua nga tymi kur banesa e saj u përfshi nga flakët. Familjarët po rrinin në shtëpi me qiri nderzur, pasi në fshatin e Derviçanit problemet e me energjinë elektrike vijojnë prej vitesh, ku banorët më së shumti janë pa drita.

Pikërisht edhe mbrëmja e djeshme ishte një prej atyre ditëve ku mungonte energjia elektrike, por që këtë herë fatkeqësisht u kthe në tragjedi për familjen Ndriço, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët dhe fatkeqësisht humbi jetën 12-vjeçarja Krisanthi Ndrico e cila ishte autike.

Sot e gjitha shikohet nga banesa që mori flakë janë gjurmën e zeza të zjarrit dhe heshtja për tragjedinë e rënë në familje. Edhe banorët e zonës shprehen se kjo ishte një fatkeqësi e madhe, ndërsa shtojnë se nëse situata me dritat vijon të mbetet e tillë e ardhmja mund të rezervojë sërish tragjedi të tilla.

"Derviçani kurrë nuk ka drita, tani ke më shumë se 24 orë pa drita. Kjo gjendje vazhdon prej vitesh dhe asnjë nuk merr masa, asnjë nuk vjen të interesohet nga shteti. Që të digjet një vajzë kaq e vogël, është turp, por do kemi akoma më tej. Ujërat na mbytën, drita s'kemi, nuk na e var njeri fare", tha një banor.

"Ajo ishte një fatkeqësi. Përveç se ne kemi kaq kohë që jemi pa drita. Dritat kanë 24 orë që nuk kanë ardhur ende. Janë lajmëruar instancat dhe asnjë njeri nuk vjen dhe nuk merr masat", u shpreh një tjetër.

Report Tv u interesua pranë OSHEE Gjirokastër në lidhje me mungesën e gjatë të energjisë elektrike ku bëhet e ditur se OST ka ndërhyrë gjatë natës në linjën e tensionit të lartë për rregullimin e defektit që kanë lënë fshatin e Derviçani prej më shumë se 24 orësh pa drita.

Shkak i zjarrit të djeshëm që shkrumboi banesën ishte një qiri, pasi prej pasdites së të dielës fshatrat e Dropullit ishin pa energji elektrike, ndërsa zona e Gjirokastrës u përfshi nga reshje të forta shiu dhe ere. 12-vjeçarja u izolua në banjë, pasi flakët u shpërndanë në shtëpi dhe familjarët kërkonin ndihmë për të shuar zjarrin që përfshiu banesën dykatëshe. Por fatkeqësisht ajo që u bë si përpjekje për të shpëtuar nga flakët në fakt rezultoi fatale pasi fëmija u asfiksua nga tymi. I plagosur në spital ka përfunduar edhe babai i 12-vjeçare, Irakli Ndrico.

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/11/2021 03:02

    Qytetet dhe fshatrat tona akoma vuajne mungesen e energjise elektrike nganjehere dhe me pasoja fatale,por ne vend qe te vendoset rrjet i ri e modern elektrik e transformatore te rinj e moderne,parate shperdorohen per satelite te panevojshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?