Elbert Krasniqi dhe Xhelal Sveçla

Shtëpitë e shqiptarëve në veri target i vandalizmit, reagojnë Krasniqi dhe Sveçla: Kërcënimet e Serbisë nuk na trembin

1 Shkurt, 14:11| Përditesimi: 1 Shkurt, 14:12

  • Share

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën sot kanë vizituar lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, pas raportimeve se në muret e një shtëpie në ndërtim janë vizatuar shkrime kundër shqiptarëve.

Ata thanë se kërcënimet e Serbisë nuk i trembin dhe do të vazhdojnë ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në katër komunat veriore.

“Shtëpitë që po rindërtohen me pronarë shqiptarë janë mbuluar me parulla ekstremiste që nuk kanë vend në Kosovë. Çfarëdo gjuhe e urrejtës ndëretnike, çfarëdo gjuhë që nxit dhunë është e dënueshme. Akterët do të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë. Siç e kemi thënë më herët, për Serbinë e Rusinë s’ka vend në Kosovë”, tha Sveçla.

Ndërsa Krasniqi u shpreh se shtëpitë e shqiptarëve të cilat janë duke u ndërtuar në këtë lagje kanë qenë target i vandalizmit.

“E drejta për t’u kthyer në shtëpitë e tyre është e drejtë për secilin qytetar, është e drejtë elementare. Qeveria do ta garantojë këtë drejtë. Kemi filluar ndërtimin e 40 shtëpive në katër komunat veriore vitin e kaluar. Këto grafitë tregojnë që Serbia nuk është e interesuar për normalitet dhe nuk është e interesuar të ketë orientimin evropian. Kjo tregon se ku është e orientuar Serbia. Këto nuk na trembin dhe nuk do të ndalim me ndërtimin e shtëpive për të gjithë qytetarët”, tha Krasniqi.

Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do të hapë thirrjen e re në vlerë prej 3 milionë eurove për ndërtimin e shtëpive të reja për shqiptarët në katër komunat veriore, Mitrovicë të Veriut, Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?