Foto ilustruese

Sociale

Shtëpitë funerale tani do të hapen me licencë, Qeveria urdhëron bashkitë të miratojnë kriteret brenda 6 muajsh

5 Korrik 2023, 15:08| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 15:17

  • Share

Agjencitë e shërbimit funeral do të licencohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral dhe/ose ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale.

Këshilli i Ministrave miratoi sot (5 korrik)  ndryshime në vendimin për “Administrimin dhe funksionimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë sa i takon agjencive të shërbimit funeral” sa i takon neneve që kanë të bëjnë me funksionimin e këtyre agjencive.

Sipas këtyre ndryshimeve agjencitë do të licencohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral dhe/ose ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore brenda 6 muajve duhet të parashikojnë dhe miratojnë kriteret dhe kushtet plotësuese që këto agjenci duhet të plotësojnë në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.

Edhe Agjencitë, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, duhet të plotësojnë kriteret dhe kushtet për licencim, brenda 6 muajve nga miratimi i tyre nga njësitë e vetëëeverisjes vendore.

 Nëse pas afatit 6-mujor nga data e miratimit të rregullave të vendosura nga njësitë e vetëëeverisjes vendore, agjencitë nuk i plotësojnë kriteret dhe kushtet e vendosura, ato nuk licencohen.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rebeka: 05/07/2023 15:43

    Turpi zotit Gorrilla Eduard Kelmendi ka kthyer monumentin e kultures hotel internacional ne shtepi funerali dhe universitet brenda, kshu eshte katandis shteti jon, dhe ministria arsimit me banden e saj qe akrediton shtepi funerali universitet

    Përgjigju
    • Keti: 05/07/2023 20:00

      Ky Kelmendi eshte pjestar i familjes Brava, spiun ne koh te Enverit dhe hajdut ne koh te Lul Braves

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?