Rama: 2 mijë shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës

18 Shkurt 2022, 16:23| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 20:14

  • Share

TIRANË- Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributeve. Marrëveshja mes 2 qeverisë është nënshkruar ditën e sotme, e ndërsa nga ajo përfitojnë rreth 2 mijë shqiptarë. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi të votohet në 2 Kuvendet dhe të dekretohet nga 2 presidentët, por pa dhënë një datë fikse.

“Zbatimi i marrëveshjes do të ketë efekt financiar për shtetasit shqiptar në momentin  kur ata të kenë mbushur moshën për pension, kur lind dhe e drejta për përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore. Janë afërsisht 2,000 shtetas shqiptarë të cilët jetojnë e punojnë në Zvicër, pa përfshirë shtetasit shqiptarë me shtetësi të dyfishtë. Në bazë të marrëveshjes asnjë qytetar nuk do të humbasë asnjë ditë kontribute, pavarësisht se ku ka punuar, pasi bashkimi i periudhave do të bëjë të mundur plotësimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet”, tha Ministrja.

Nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër në fushën e mbrojtjes shoqërore mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset. Ky i fundit, tha se kjo marrëveshje do të sjellë ndryshime pozitive për 2 vendet.

"Është gjithë përfshirëse dhe krijon një bazë bashkëpunimi dhe jam besimpolotë se kjo sjell ndryshime pozitive për qytetarët tanë dhe të shkëmbimeve ekonomike. Procedura do të hyjë në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur. Në takimin që patëm me zv.kryeministrin, diskutuam që Shqipëria dhe Zvirca janë të dyja të zotuara për Këshillin e Sigurimit në OKB, dhe ne jemi kandidate për të njëjtin status dhe ne do të bashkëpunojmë brenda këshillit me palën shqiptare. Mirëpresim përpjekjet dhe reformat në Shqipëri, Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi dhe janë shumë të rëndësishme dhe ne mbështetim dhe besojmë që do të hedhim një hap përpara", tha Berset.

Marrëveshja është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama.  

Çfarë parashikon marrëveshja?
Marrëveshja e re dypalëshe formalizon marrëdhëniet e sigurimeve shoqërore midis Zvicrës dhe Shqipërisë. Ajo mbulon sigurimet për moshën e tretë, si dhe për mbijetuesit dhe invalidët, dhe përputhet me standardet ndërkombëtare për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore. Marrëveshja siguron që shtetasit zviceranë dhe shqiptarë të marrin trajtim të barabartë përsa i përket të drejtave për sigurime shoqërore, lehtëson qasjen ndaj këtyre përfitimeve dhe lejon që pensionet të paguhen edhe jashtë vendit. Ajo gjithashtu vendos themelet për një bashkëpunim dypalësh për të luftuar mashtrimet dhe abuzimet me sigurimet shoqërore. Së fundmi, marrëveshja lehtëson lëvizshmërinë e shtetasve zviceranë dhe shqiptarë dhe i mbron ata ndaj kontributeve të dyfishta të sigurimeve shoqërore. Marrëveshja do të hyjë në fuqi sapo të miratohet nga parlamentet e të dy vendeve.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • luan: 18/02/2022 18:31

    Zoti Kryeminister! Beni mire qe interesoheni per shqiptaret e Zvicres,por do te ishte gjithashtu edhe me mire te interesoheni dhe per shqiptaret e Greqise,qe kapin milionin dhe e tejkalojne.Biles keto dite qeverria Greke ,ne vijim te politikes se saj lidhur me Vorioepirotet... planifikon qe te ndryshoje ligjin 4387/16 te qeverrise Cipra,i cili qellimisht kerkon nga ata qe jane nga vendet e treta si Shqiperia etj 40 vjete qendrim ne Greqi qe te perfitojne te plote pensionin e ashtuquajtur kombetar prej 384 evro,qe perben bazamentin mbi te cilin vendosen kontributet e sigurimeve shoqerore te atyre qe perfitojne pension pleqerie ne Greqi.Me kete ndryshim Vorieoepiroteve nuk do tu kerkohen 40 vjete por 32 vjete (per ata qe dalin sivjet ne pension),duke filluar perllogaritja e viteve nga viti 1990,kurse per shqiptaret do vazhdoje te kerkohet perllogaritja qysh nga vitet 80 ( konkretisht nga viti 1978 per dike qe ka dale ne pension ne vitin 2018 psh.) Dhe kjo kuptohet qe behet qellimisht qe shqiptaret,me apo pashaporte greke te mos perfitojne pension te plote kombetar dhe nga 384 evro qe eshte ky pension kombetar u zbriten nga 150-160 evro etj etj.Ky eshte problem shume shqetesues per te gjithe shqiptaret qe jetojne ne greqi.Pastaj per bashkimin e pensioneve shqiperi-Greqi kuptohet qe jane larg pashket!Dhe kuptohet qe edhe ambasada shqiptare ne Greqi e anashkalon ose nuk i degjohet zeri per kete problem,megjithese ka patur sinjaliziome per kete qendrim te qeverrise Greke!Keni mundesi ta trajtoni kete problem me palen greke dhe te ndihmoni bashepatriotet tuaj qe per aresye te ndryshme jetojne ne kete vend?!Do te fitoni mirenjohjen e tyre dhe do te beni qe te ndihen edhe ata qe kane nje shtet qe interesohet dhe per fatin e tyre.

    Përgjigju
    • Fieraku: 18/02/2022 20:15

      Mos shkruaj “bashkepatriotet tuaj”, por “bashkepatriotet tane”. Se i bje qe nuk e konsideron veten pjese e kombit shqiptar. Apo mos je nga Dropulli ti shoku? Sa per ceshtjen e pensioneve te shqiptareve ne Greqi, kote lodhesh. Eshte idiotesi te presesh qe Greqia te tregohet e sinqert me pensionet e gjysem milion shqiptareve kur vazhdon te mbaj ende ne fuqi ligjin e luftes ndaj nesh.

  • Luan: 18/02/2022 18:05

    sa palle eshte ky, po c'lidhje ka ky te jete kryemiser, perse or palle merr persiper te besh zedhensin e qeverise se Zvicres, nese e kane aprovuar ata, pse do e marresh ti kete merite, jane politikat e nje shteti tjeter e ti ben heroin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?