Teksa skandali i dhënies së shtetësisë shqiptare brenda tetë orëve futbollistit afrikan futbollistit afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina, nga Presidenti Ilir Meta, në shkelje flagrante të ligjit dhe protokolleve të sigurisë, po mbulohet me heshtje, në Itali, një procedurë e dyshimtë për dhënien shtetësie të një tjetër futbollisti , jo vetëm është shndërruar në një skandal me përmasa kombëtare, por ka vënë në lëvizje drejtësinë, e cila po heton peronat e përfshirë. Bëhet fjalë për mashtrimin me provimin e gjuhës italianë të futbollistit Luis Suarez, i cili kërkonte të merrte shtetësisë italiane, për t’u bërë pjesë e Klubit të Juventusit, në shkurt të vitit 2020.
Provimi i gjuhës ishte pjesë e procedurave dhe një prej kushtet për të marrë shtetësinë italiane Suarez, një nga futbollistët më të mirë të kohës. Dyshimet e para mbi provimin u hodhën nga mediat, nisur nga fakti se Suars nuk dinte italisht. Nisur edhe nga vëmendja e jashtëzakonshme që media i kushtoi këtij rasti, prokuroria e Peruxhias nisi një hetim, ku zbuloi se rezultati i provimit ishte paracaktuar.
Po çfarë po ndodh më konkretisht në Itali?
Gjykata pas raportit të Guardia di financa italiane pezulloi nga puna për 8 muaj rektoren e universiteti të Perugias Giuliana Grego, drejtorin Simone Olivieri dhe profesorët që ndoqën provimin e Suarezit. Sipas Prokuroria përmbajtja e pyetjeve të provimit si dhe përgjigjet e sakta i ishin vënë në dispozicion futbollistit në mënyrë që ai të merrte një vlerësim pozitiv në provimin e gjuhës italiane, ashtu siç kishte dashur klubi i Juventusit.
Personat nën hetim akuzohen për dekonspirim të sekretit profesional, shpërdorim detyre dhe falsifikim. Nën hetim kanë përfunduar edhe drejtuesit më të lartë të Juventusit, si drejtori sportiv Fabio Paratici dhe përfaqësuesit ligjorë të klubit Luigi Chiappero dhe Maria Turco. Hetimet kanë zbuluar se Paratici i kërkoi ndihmë ministres së transporteve dhe infrastrukturës Paola De Micheli, që është marrë në pyetje nga prokurorët dhe ka pranuar se i siguroi mikut të tij të fëmijërisë Paratici një kontakt me Bruno Frattasin, shefin e kabinetit të ministrit të Brendshëm, për të përshpejtuar procedurat. Por Paratici u pyet në muajin shtator nga prokurorët dhe hodhën poshtë akuzat.
Pas kontrolleve dhe sekuestrimit të provave, në datën 22 shtator, prokuroria e Perugias shkruan në një notë verbale: “Personat nën hetim organizuan një provim farsë duke i lëshuar futbollistit të Barcelonës Luiz Suarez një diplomë të njohjes së gjuhës italiane të tipit B1, dokument i domosdoshëm për të marrë nënshtetësinë italiane nga ana e futbollistit”.
Klubi i Juventusit sipas akuzës ka tentuar në nivelet më të larta të shteti të ndërhyjë për të ndihmuar futbollistin që të përshpejtohej procedura e dhënies së nënshtetësisë italiane për futbollistin.
Çfarë ka ndodhur në Shqipëri?
Në 25 shtator 2020, presidenti i Klubit Tirana, Refik Halili, i ka dërguar një shkresë Presidentit Ilir Meta, ku i kërkonte t’i jepte me urgjencë shtetësisë shqiptare futbollistit Cobbina, për të luajtur ndeshjet në kuadër të Europe League, sidomos kundër ‘Young Boys’ në Zvicër, në 1 tetor 2020. Sipas rregullores së UEFA-s, klubet e futbollit që marrin pjesë në Eurove League, nuk duhet të kenë më shumë se sa 5 lojtarë të huaj.
Shkresa e Halilit është protokolluar nga Presidenca në datën 28 shtator 2020, me numër protokolli 3263. Po atë ditë, në kohë rekord, Ilir Meta ka firmosur dhënie e shtetësisë, duke u përfshirë në manovrën e klubit për t’i hedhur ‘hi syve’ UEFA-s. Në rastin më të mirë, Meta e ka firmosur nënshtetësinë brenda 8 orëve, nëse shkresa është protokolluar në orën 8 e mëngjesi kur nis zyrtarisht puna në institucione dhe nëse Meta e ka firmosur në orën 16, kur përfundon orari zyrtar i punës.
Meta e ka firmosur dekretin për dhënin e shtetësisë së veçantë për Cobbina, në emër të interesit kombëtar, duke shfrytëzuar në mënyrë abuzive një hapësirë ligjore, pikën 7 të nenit 9 të ligjit për shtetësinë të vitit 1998, e cila parashikon dhënien e shtetësisë pa kushte dhe duke anashkaluar procedurat në raste shumë të veçanta dhe vetëm kur Shqipëri ka një interes kombëtar.
Por, edhe në këtë rast, ligji parashikon detyrimin për verifikimin e futbollistit për të shkuarën, procedurë kjo që është shmangur nga Meta, pasi verifikimi është i pamundur brenda 8 orëve. Tre ditë ka zgjatur vetëm dërgimi me postë dhe protokollimi i kërkesës së Klubit Tirana, çka tregon pamundësinë e zbatimit të protokollit të sigurisë brenda tetë orëve nga Presidenca.
Ndryshimi dhe reagimi i drejtësisë është i qartë. Në Itali po zhvillohen hetime të thelluara vetëm se futbollisti Suarez mashtroi me një nga kriteret për marrjen e shtetësisë dhe në fund nuk e mori shtetësinë duke humbur një rroga prej disa miliona euro në muaj. Futbollisti Cobbina e mori shtetësinë për 8 orë nga Ilir Meta dhe pa plotësuar asnjë kusht. Aq më tepër që Cobbina, kishte një vit që ishte marrë i pandehur dhe dërguar në gjykatë si falsifikator, ku edhe u shpall fajtor nga gjykata.
Basha pa mandat ashte nje vit e kusur E akuzojne Ka vjell , po ashtu edhe berishen . Mo's Jane lojra politike PSE nuk I arreston ramma ,Jo I don fort ose me ba propogande .domethan Jane shpifje .. ma e forta miraton ligj per shpifje . Tallin Bergen me ne
Përgjigju( shpresoj te publikohet) Ore ju te shqiptarja.com! Keni harxhuar plot ore e kohe duke u marr me kete problem te Metes!!! Nuk dua ti boj avokatin por ne kete rast thjesht i ka bere mire nje ekipi shqiptar per tu perfaqesuar sa me denjesisht ne arenen europiane!( shume ekipe e perdorin) Pse nuk shkruani per skandalet qeveritare? Me shume keni shkruar per paisjen me nenshtetesi ( mbase padrejtesisht) te ketij futbollisti sesa per deshtimet ne hapjen e negociatave,per PPP , per korrupsionin shteteror , per krimin qe po na merr shpirtin! Ai thjesht erdhi te luante FUTBOLL! Ne po " hajme gola" nga te gjitha anet ju akoma me Kobinan!!!( sa e sa shqiptare kan vepruar si ai per nje jete me te mire?!) Po e perseris: nuk mbroj presidentin po ka 99 probleme shume me te medha ne presidence,ne qeveri e ne drejtesi sa per mua ky rast nuk duhet te merret fare ne konsiderate!!!
PërgjigjuDukesh se je cnuk!(Dhë)
kjo eshete shqiperia qe nuke flsin analistat prokuroria pere skandalin e Metes hyyy servila legena krrimbate e gjizes
PërgjigjuAkoma s'e kini njohur mendësinë e Metës? Ai mendon se duke qenë president i Republikës është pronar i saj me 100% të aksioneve dhe prandaj bën ç'të dojë me të. Edhe prokuroria këtë mendim ka përderisa s'merret me rastin. Meta e ka katandisur Republikën tonë si klub futbolli me pronar privat.
PërgjigjuNe nuk kemi prokurori.Ne Shqiperi ka 30 vjet qe sundon krimi.
Përgjigjumos e lodhni (A)SPAK se kane ceshtje te rendesishme me 5 mij lekshat e ketyre te lodhurve qe i japin policit se skane bere kolaudimin jane ceshtje te veshtira si i dini juve duan kohe dhe lek per hetim. su krijua spaku per te hetuar raste te tilla
PërgjigjuOre ky president po ben afera hapur fare ashiqare mir shtetin qe po e sfidon ne menyre kaq poshteruese dhe ska asnje lloj reagimi por po sfidon dhe NATON qe jemi pjese ktu e 10 vjet. Nuk e di domethen si mund te pranoj europa nje president kaq te korruptuar kur ne jemi duke u ber pjese e BE
PërgjigjuZonja Kim, po per keto ceshtje a mund te kete kompetence SPAK? Jo per gje, por ka te beje edhe me sigurine kombetare meqe jemi dhe shtet i NATO-s..
PërgjigjuNuk e kuptoj pse heshtet nga organet ligjzbatuese? Presidenti s'ka të drejtë të përdorë presidencën si të jetë pronë e tij. Po pse duhet t'i lihet presidentit një e drejtë e tillë? Ka 30 vjet që ka ndryshuar sistemi dhe vazhdoni akoma me të tilla forma. Ore njerëz, duhet ndryshuar ligji e zyra për të huajt duhet të ketë këtë të drejtë, ku shqyrton lëndë jo brënda ditës, por kërkon një rradhë dokumetash për të merituar shtetësinë. Pastaj a nuk duhet të banosh disa vite për të marrë shtetësinë? O zot jepi atij që rri kot(presidenti) se ai që punon m...do.
Përgjigjuo budallenj o injorante o psikopate, kush e fundos juventusin, familja Anjeli eshte zoti ne itali, ata komandojne qeverine gjykatat edhe cfar do lloj gjeje qe ka te beje me ligjin, o budallenj o zot sa injorant jeni
PërgjigjuQeke pall komplet.spo flasim per juventusin por per ilir meten o tallash
Avash ti , avash... Nuk e ke pare Juventusin qe ka ra kategori na Seria A' apo nuk ishe aty? Qenke dhe i pa-edukate nga menyra e shprehjes ...
E ca duhet te bej populli kur drejtesia nuk leviz as gishtin? Tju beje vetegjyqesi ketyre mbeturinave qe na drejtojne? Nje shtet qe ska sistem drejtesie nje shtet qe nuk denon korrupsionin eshte i destinuar te marre fund.
PërgjigjuBejini nje mut te madh. SPAK e Gjykates se Posacme!
PërgjigjuKush te hetoj ata qe marin vendin e punes dhurat nga ata qe kane poste politike? Prokuroria shitet e blihet si nje thes patate. Ca prokuroresh jane aty 80% kan dhene nga 50.000deri ne 200.000euro me vazhdu shkollen e magjitratures me u be prokuror ca pret nga ai lloj brumi.
PërgjigjuBes ke plotesisht te drejt .Jane te deformuar qe ne nisje .Nje fars konkurimi ku fitojne vetem ata konkurente qe kane paguar ata qe bejne tezat ,kane mesuar permendesh dhe riprodhojne fiks ato qe per ti mesuar paguajne gjoja per kurse pikerisht ata qe korigjojne testet .Cfare mund te presesh nga ky lloj brumi .Deshtim dhe vetem deshtim