Shtetet e Quint-it të shqetësuara se protestat e serbëve në veri të Kosovës: Mund të bëhen të dhunshme

25 Mars 2022, 11:49| Përditesimi: 25 Mars 2022, 11:50

  • Share

Shtetet e Quint-it kanë shprehur shqetësim se protestat e paralajmëruara sot nga qytetarët serbë në veri të Kosovës mund të ketë rrezik për përshkallëzim të dhunës.

Në një deklaratë të përbashkët, shefat e misionit të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje që protestat e sotme të jenë paqësore dhe të mos kalojnë në dhunë.

‘Qytetarët kanë të drejtën e tubimit paqësor si dhe përgjegjësinë për të siguruar që tubime të tilla të jenë paqësore dhe të mos bëhen të dhunshme. Ndër vlerat tona të përbashkëta demokratike janë e drejta për tubime paqësore dhe për të dëgjuar zërin tonë, të drejta të cilat zbatuesit e ligjit janë përgjegjës për t’i mbrojtur. Forcat e rendit kanë detyrimin për të ruajtur rendin publik dhe duhet ta bëjnë këtë pa cenuar parimet demokratike të fjalës së lirë dhe tubimit’.- thuhet në deklaratë.

Quint-i dhe BE-ja gjithashtu përsërisin thirrjet e tyre ndaj Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përmbajtje dhe të rezervohen nga çdo retorikë apo veprim që mund të rrisë tensionet.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 26/03/2022 11:23

    Duhet pas parasysh se Serbia u ngul edhe atëher kur nuk Kishor as ushtri e as polici (1091-99) , kurse sot serbia fashiste vetëm andrron se sa për luft me Kosovën nuk ka guxim se që të mendoj më…!!! Serbin e njofim se si shtirret e krihet si kurva në shtrat, kush i beson serbis prehet në fyt e këtë gjë nuk e ka kuptuar ende km shqipfolës shqipëtar, shpresoj se do zgjohet sa më shpejt…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?