Lojërat Olimpike

Shtetet nordike bëhen bashkë, kërkojnë ndalimin e atletëve rusë nga Lojërat Olimpike

7 Shkurt 2023, 17:37| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 17:38

  • Share

Komitetet Olimpike të pesë vendeve nordike i kërkuan të martën Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që t’ua ndalojnë atletëve dhe zyrtarëve rusë dhe bjellorusë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike 2024, për shkak të luftës në Ukrainë.

“Situata me luftën në Ukrainë nuk ka ndryshuar. Tani nuk është koha e duhur për ta shqyrtuar kthimin e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.

Danimarka, Suedia, Islanda, Finlanda dhe Norvegjia kanë shprehur edhe njëherë qëndrimin e tyre të palëkundur për të përkrahur popullin e Ukrainës dhe kërkesën e tyre për paqe. Javën e kaluar, Polonia tha se deri në 40 vende mund t'i bojkotojnë Lojërat Olimpike nëse Rusia do jetë pjesë e tyre.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Den lepiresi: 07/02/2023 17:55

    Po cfare kidhje ka sporti me politiken ? Ju nuk duhet te ishit vendet demokratike apo ka ndodh ndonje gabim ? Hahahahah sa fallco jane perendimoret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?