Shtetëzimi i prodhimit të pasaportave dhe kartave të ID, reagon Rithemelimi: Korporatë shtetërore komuniste! Kapje e sistemit nga të gjitha anët

23 Janar 2023, 19:42| Përditesimi: 23 Janar 2023, 20:57

  • Share

Rithemelimi ka akuzuar qeverinë shqiptare se me shtetëzimin e prodhimit të pasaportave biometrike që nuk do të bëhet më nga Aleat, po e shndërron kapitalizmin shqiptar në një korporatë shtetërore komuniste.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo tha se pavarësisht këmbënguljes së korporatës franceze për rinovimin e kontratës, kryeministri, Edi Rama e ka refuzuar kërkesën e tyre dhe sipas saj shtetëzimi i prodhimit të pasaportave dhe kartave të identietit, sjell kapjen korruptive të sistemit në të gjitha anët.

“Shtetëzimi nga Edi Rama dhe Bledi Çuçi i prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, është hapi i radhës në shndërrimin e kapitalizmit të ri shqiptar në një korporatë shtetërore komuniste.

Për kujtesë të publikut, kompania franceze Aleat, që prodhon prej 16 vjetësh pasaporta dhe leternjoftime për shqiptarët, është kooperacioni i “qeverisë Berisha” që bëri të mundur legalizimin e vizave për shqiptarët.

Sipas informacioneve tona francezët, bazuar edhe në kreditet e mira, kanë ngulmuar për ripërtëritjen e kontratës, por siç e dini, Rama preferon oligarkët dhe patronazhistët, me të cilët ka se çfarë të ndajë.

Kalimi i këtij shërbimi në varësi të administratës së Ramës, pikërisht në kohën kur ajo ka pikët më të ulëta në publik, pas skandaleve të njëpasnjëshme dhe sidomos pas dështimit spektakolar me e-Albanian dhe gjithë strukturën e sigurisë kibernetike, është një alarm i kuq për Shqipërinë dhe Europën”- deklaroi ndër të tjera Garo.

I gjithë kalimi nga “Aleat” në një kompani që do të krijohet rishtas për vijimin e prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit do të bëhet brenda vitit 2023, dhe nisja e punës pritet të jetë gushti ose shtatori i këtij viti. “Aleat” ka detyrimin të vijoj prodhimin e dokumenteve edhe për një kohë të caktuar pas përfundimit të kontratës, derisa kompania shtetërore të jetë gati për të nisur punën.

Të gjitha asetet që janë krijuar nga kompania koncensionare, si burimet njerëzore, vendet e aplikimeve dhe pajisjet e investuara ndër vite, pritet t’i kalojnë kompanisë shtetërore, kjo e parashikuar që në kontratë dhe këtu nuk përfshihet problematikat dhe amortizimi i këtyre pajisjeve.

Aktualisht, shqiptarët, për të prodhuar një pasaportë personale duhet të paguajnë 7,500 për një afat 15 ditor, ndërsa në një afat të përshpejtuar në vetëm 2 apo 3 ditë duhet të paguajnë 18,000 mijë lekë, ndërsa për prodhimin e kartës së identitetit duhen 1,500 lekë.

Me kalimin e prodhimit të këtyre dokumenteve në duar të shtetit është hedhur ideja e uljes së çmimeve, por akoma nuk ka një vendimmarrje. Duke qenë se pasaporta është dokument jo i detyrueshëm dhe mund të bëhet me dëshirë, nuk priten shumë surpriza në ulje çmimi, por një gjë e tillë mund të bëhet me kartën e identitetit, e cila është e detyrueshme për personat mbi 16 vjeç.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fiqiri: 15/04/2023 05:16

    Shumë mirë që i kaluan në institucion shtetëror. Kështu i kanë të gjithë vendet eu. Dhe Kosova i ka shtetërore që nga çlirimi i saj me donacion gjerman.

    Përgjigju
  • Maks: 24/01/2023 08:12

    Me thuaj nje shtet ne europ moj zonje e partis me tradhetare dhe kriminale te shqiperis ku Pasaportat dhe kartat e identitetit i lihen nje te huaji privat Shteti duhet ta bente privatizimin qe me koh tani eshte vone

    Përgjigju
  • Sifi: 23/01/2023 20:53

    Kthimi i prodhimit te pashaportave tek shteti eshte e mire e perbashket se te gjitha parat shkojne ne buxhet dhe jo ne xhepat e aksionereve te Alsatit qe mbrohen nga rithemelimi i konsensioneve te korruptive.Pse e mbrojne koncensionin zaret e Saliut?

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 23/01/2023 20:00

    ALEAT erdhi kur nuk dinim si ti prodhonim pasaporta. Keto marredhenie s'mund te jene te perjeteshme. Vjen nje dit, kur vendi rritet, dhe keto aktivitete eshte mire te jene ne duar te vendasve. Keshtu ndodh gjithandej.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?