‘Shteti Bektashi’, eksperti i gjeopolitikës: Rama të sqarojë kornizën ligjore, cenohet Kushtetuta

25 Shtator, 18:54| Përditesimi: 25 Shtator, 20:03

  • Share

Ideja për krijimin e një Shteti Bektashi në Tiranë ka nxitur reagime, ndërsa ende është e paqartë se si do të funksionojë. Idenë e prezantuar nga kryeministri Rama, disa po e shohin me skepticizëm, ndërsa vetë kreu i qeverisë iu është përgjigjur kritikëve sot duke thënë se komuniteti bektashi është një pasuri kombëtare që duhet mbrojtur.

Eksperti i gjeopolitikës, Kreshnik Osmani i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se krijimi i shtetit bektashi është antikushtetues. Por, ai kërkon nga kryeministri Edi Rama që të sqarojë këtë ide, sidomos sa i takon kornizës ligjore.

“Lajm që ka trazuar gjithë Shqipërinë, politikën, mediat, rrjetet sociale, janë trazuar. Jemi përballë disa plane që janë duke u ndërmarrë, kryeministri i vendit po mat pulsin, ka lëshuar një mesazh dhe po mat pulsin e popullit shqiptar. Thotë do bëjmë shtet, pasta urdhër, pastaj ambasadë. O kemi shtet këtu, ose s’kemi, ose kemi shtet ose komunitet fetar, ose urdhër bektashi ose kemi një shtet të mirëfilltë që ka nevojë për kufi, territor, etj. Rama e ka lënë çështjen në mjegull se ka nevojë të kuptojë se si do reagojnë njerëzit shqiptarët. Nëse kemi të bëjmë me shtet, kjo cenon kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, sovranitetin dhe integritetin territorial.

Ajo që kemi lexuar në Neë York Times është shtet i pavarur, shteti ka kufij, legjislacion, shërbime sekrete, ka banka. Kemi strukturën e një shteti të mirëfilltë, sepse thotë bektashinjtë kanë ofruar shumë për çështjen ndërkombëtare, janë jetim dhe s’ka kush ti mbështesë. Pse janë jetim, janë ata një pjesë e islamit, apo pjesë e shkëputur e islamit. Ka një kontradiktë të Ramës, kur u mor vendimi që shteti të mbështesë komunitet fetare, u mor që të pakësojmë influencat e huaja, për të ndaluar influencat e huaja që depërtojnë në Shqipëri përmes komuniteteve fetare.

Për ca i duhet shteti bektashinjve, që janë nga kontributorët më të mëdhenj të identitetit tonë kombëtare. Ky entitet i shkëput nga myslimanët për nevoja të caktuara, si e ndihmon këtë kom fakti që ky bëhet shtet. Si shpëton si qeni jetim? Si kalon statusi nga jetim në i birësuar në momentin që ka shteti i vet”, tha Osmani.

Të njëtin mendim ndan edhe eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi, i cili thotë se Kushtetuta jonë nuk lejon një shtet brenda shteti.

“Logjika e ka rrugën të njëjtë ky është një term antikushtetues. Një shtet brenda shtetit kushtetuta jonë nuk e lejon, as tradita nuk e njeh dhe nuk e pranon. Në momentin që fusim fjalën shtet situata bëhet e çuditshme dhe kërcënuese. Ceni i ka nxjerrë që janë shtuar bektashinj, toleranca fetare është e trashëguar, precedenti i çuditshëm që nëse shteti do futet të rregullojë mënyrën se si do funksionojnë komunitetet fetare, ca i pengon kom fetare që të ndërhyjnë në punët e shtetit.

Deklarata e KMSH del në mbështetje të kësaj ideje, që janë të shqetësuar sa i përket terminologjisë. Atakohet feja myslimane si variante ngjyra-ngjyra njëri qenka i moderuar, tjetri ekstrem. Ky diskurs në vetveten e tij është një diskurs i çuditshëm, ekstremist, antikushtetues, nuk qëndron në elementin e tij me fjalën shtet dhe veshjen e epiteteve ndaj fesë myslimane”, tha Muzhaqi në Report Tv.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?