Repolitix

Shteti bektashi/ Kulluri: Rama bëri faull, fyeu dhe njerëzit e ditur! Nesturi: Debati duhet të bëhet qetë! Alibali: Kjo ide vdiq sapo lindi

25 Shtator, 21:39| Përditesimi: 25 Shtator, 21:43

  • Share

Ideja e shteti bektashi brenda Shqipërisë vijon të diskutohet, teksa sot kryeministri Rama me shqiptarët në Amerikë sqaroi këtë ide.

Debati vijoi sot në ‘Repolitix’, mbi deklaratat e Ramës se ky proces kërkon kohë dhe do kryhet sipas Kushtetutës.

Edvin Kulluri tha për Denis Mingën se nuk është puna e kryeministrit Rama të fusi hundët në punët e fesë, aq më tepër që privilegjon me të padrejtë një sekt fetar mbi fetë e tjera. Sipas Kullurit, Rama ka bërë një faull.

'Një nga arritjet më të mëdhajat perëndimit, është sekularizmi. Këtu nuk kemi një tentativë për ti bashkuar. Nuk po merr Rama atributet e Baba Mondit që të shpallet lider shpirtëror. Por është sjellje babilonase, për historinë moderne. Është shumë e vjetër kjo që bën Rama. Nuk është puna e kryeministrit të fusi hundët në punët e komuniteteve fetare. Nuk është punë e kryeministrit të ngre apo të uli një komunitetet fetare. Nëse do të përçash atëherë fut hundët tek punët e harmonisë fetare. Ram ajka bërë një faull të rëndë. Kam parë personalitetet të majta, historianë, që nuk i përkasin racës time politike. Kjo është gabim i rëndë. Që ka një nxitje nga jashtë, ka.

Që Rama të prishi ekuilibrat, është pragmatist. Fakti që ka arritur të rrezikojë kaq shumë të fusi këtë lloj debati. Klerikë janë shprehur. Dhe nuk mundet të fusi debat teologjik duke qenë politikanë. Mund ti nderojmë patjetër. Të gjithë ne i nderojmë, por kjo nuk i bën më të mirë se besimet e tjera. Çlidhje ka Vatikani me Kryegjyshatën? Di që nuk duhet të merret fare me këtë punë. Kërkon konsensus mes komuniteteve, e dyta kërkon konsensus të opinionit publik. E kupton deri ku arrin ky njeri? Kjo është acaruese, dhe shkon bën si njeri i ditur. Nga doli i ditur, nuk ka respekt për njerëzit, është dëlir madhështie, shkëputje nga toka.'

Analisti Plator Nesturi thekson se për këto diskutime duhet të jemi më të qetë pasi debatet e nxehta mund të sjellin qëndrime radikale.

'Mendoj se edhe debati ka një shtytje nga jashtë. Jam për një rrugë të qetë, duhet të ketë një debat konstruktiv shumë të qetë pa ngarkesa. Nuk shpreh duhet apo nuk duhet. Problemi tek mënyra si shtrohet problemi. Rama është njeri politik. Mund të jetë politike ajo që do vendoset. Por si debat duket se po shkon politikisht tek Rama. Mendoj se faktorët e tjerë  nuk po luajnë mirë në këtë drejtim. Duke filluar nga Baba Mondi. Duhet të ketë një ekspoze me krerët e tjerë, siç bëjnë diskutime të ndryshme, jo vetëm çështje festash. Por kur shtrohet një çështje e kësaj natyre edhe midis krerëve të ketë parashtrim të gjërave. Kështu siç po bëhet nxitet debati dhe qëndrimet më radikale. I bën keq opinionit publik dhe qetësisë fetare në vend.

Nuk ka rrugë tjetër veçse një zgjidhje politike. Mendoj se ky është padyshim proces që në kohë të ndryshme mund të ul velat apo shpalos velat. Nuk është hera e parë që diskutohet kjo gjë. Hera e fundit në 2010 kur ishte Baba Reshati. Atëherë sikur kishte një influencë të madhe, filluan kontaktet në grupin parlamentar të socialistëve. Duket se po rimerret. Ka pasur një tentativë në 2017. Edhe mënyra si po bëhet debati ndikohet shumë nga rryma të ndryshme që kanë qenë ndërvepruese. 50 vitet e komunizmit sollën troshitje të madhe. Mendoj që debati shtyhet edhe nga interesat të veçanta. Edhe brenda komunitetit mysliman ka patur përplasje, jo Turqia, jo Arabia, jo gulenistët.'

Juristi Neritan Alibali e shikon si një ide të vdekur.

'Ajo që deklaroi sot Rama është hap i madh prapa krahasim me idenë që paraqiti në OKB. Entiteti sovran dhe shteti sovran janë gjëra të ndryshme. Kjo ide në kokën e Ramës mund të quhet e vdekur përfundimisht. Kemi hyrë në grackën e diskutimeve të mëdha për atë ide. Pa diskutim presione gjeopolitike ka në hapësirat ballkanike. E kam thënë, shteti islamik nuk do bëhet. Nuk ka mundësi. Më çuditi sot Rama kur tha nuk shkon në Referendum, miratohet në Kuvend. Nuk e njeh kushtetutën. Entiteti sovran që po kërkon tashmë Rama ia ul statusin që ka. Përcaktimi bashkësi fetare është përcaktim kushtetues. Dikur kanë qenë vetëm 3 komunitete, myslimanët, katolikët dhe ortodoksët. Sot janë 5 bashkë me protestantët. Prej luftës që kanë bërë komuniteti bektashi për Shqipërinë iu dha ky status. Pavarësinë ia njeh kushtetuta.'

Ndërsa për avokatin Leonard Karaj, Rama thjesht bën leximtarin e idesë pasi ajo vjen nga tjetërkund.

'Po arriti ajo pika aty është bërë xham. Edhe nëse do lind ky shteti i ri, s’besoj se do lindi brenda 6 miajsh. Duhet ai parlamenti ai i 2025-2029 që mund të shkojë në 100 mandate. Çfarë kushtetute do shikoj? Neni i parë thotë shteti i pandashëm. Do të krijoj një shtet tjetër brenda shtetit të vet? Shqiptarët në Mal të Zi, shqiptarët në Kosovë, shqiptarët në Maqedoni, pse kjo dashuri për të na copëtuar? Sjellim një entitet të pavarur brenda kryeqytetit shqiptar. Nuk besoj në botë që Rama flet me gojën e tij. Është thjesht leximtari. Qoftë po ta shikosh në terma politikë dhe fetare, do ti binte si këmbanë e madhe mbi krye. Nuk është amator të bëjë një gjë të tillë. Kjo forca madhore, gjithmonë neve na ka shtypur. Kemi qenë gjithnjë vasalë, yes man. Dhe kjo më shqetëson. Nëse ka një forcë madhore, frika është e madhe që të ndodh diçka.'

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tralala zura nje gale: 26/09/2024 08:36

    Duan te bejne nje tjeter 1913 kur e coptuan kombin shqiptar tani duan ta zhdukin fare si komb

    Përgjigju
    • lia: 26/09/2024 10:17

      FJALEVE TE TUA NUK KE CFARE TI SHTOSH ME , NUK KA ME NJEREZ TE KUNDERSHOJNE JEMI BERE VETEM AZILANTE NEPER BOTE PA NJE SHTET QE NA PERFAQSON SE KETA QE KEMI NE KRYE NUK I INTERESON ASGJE MJERE FEMIJET TANE SI JEVGJIT KEMI PERFUNDUAR ESHTE PER TE ARDHUR KEQ.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?