Shteti i bektashijve, Kocaqi: S’e lejon Kushtetuta dhe Kodi Penal! Bushati: Duhet të pyesin besimtarët, nëse duan apo jo shtet

23 Shtator, 18:06| Përditesimi: 23 Shtator, 18:44

  • Share

Ideja për të krijuar një shtet sovran të Urdhrit Bektashi brenda Tiranës, ka nxitur debate dhe po shihet me skepticizëm nga analistët. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, historiania Elena Kocaqi, tha se krijimi i shteti Bektashi është antikushtetuese dhe se mund të krijojë precedentë, duke diskriminuar njëkohësisht edhe fetë e tjera.

Për gazetarin Arbër Hitaj, Kocaqi tha se krijimi i shtetit sovran Bektashi përbën edhe vepër të rëndë penale.

‘Shtet me sovranitet brenda shtetit shqiptar nuk e besova. Nuk ka mundësi që kryeministri i vendit pa njoftuar opinionin publik shqiptar se do të krijojë një shtet. Shteti është këtu... politikanët drejtojnë 4 vite dhe ikin. Këtë se lejon Kushtetuta pasi janë disa nene, që thonë se lëshimi i territorit për një shtet tjetër është vepër e rëndë penale që dënohet nga 5 vite burg deri në burgim të pajë.

Thënë nga kryeministër vendit është një skandal i rëndë, e thënë dhe ndërkombëtarisht është shok. Opinioni publik është i shokuar dhe janë gjëra shumë të rënda. Kjo është një veprat më të rënda penale që është bërë në Shqipëri. Se lejon kushtetuta.

Diskriminon fetë e tjerë dhe nuk të lejon kushtetuta. Nuk mund të diskutojë territori në parlament. Ky shtet është i njohur ndërkombëtarisht me kushtetutë. Është Kryegjyshata Botërore, por duhet t’i përgjigjet ligjit të shtetit shqiptar.’- tha Kocaqi.

Zef Bushati, ish ambasador, tha se nuk është dakord me krijimin e këtij shtetit Bektashi, ndërsa shtoi se besimtarët nuk janë pyetur. Sipas Bushatit duhet të pyeten besimtarët nëse janë dakord ose jo.

‘Ka ngjallur mjaft reagime, nuk jam i qartë nëse Rama është shprehur me bindje për shtetin apo urdhrin. Nuk jam i qartë se çfarë mendon vërtetë. Ai ka thënë shtet, por nuk e di nëse është i qartë me këtë fjalë. Problemi qëndron se kjo ide për të ndërtuar një shtet të them të vërtetën ka shokuar mjaft njerëz. Kam miq të mi të huaj dhe më kanë dërguar linkun e gazetës dhe më pyesin nëse është e vërtetë. Të jetë e vërtetë është pak tronditëse. Njerëzit duket se janë të shokuar se kjo ide është hedhur një fjalë ai do të vijë dhe do t’u dalë për zot asaj që ka thënë. Mendimi im, i takon bektashinjve që të jenë të përfshirë.

Unë për vete nuk jam dakord. Se të ndërtosh një shtet nga 0 çfarë i duket atij shaka, nuk është tabloja as pallat, por një shtet. Duhet kushtetuta, flamuri, gjuha. Nuk është e lehtë, do ta rrethojnë me mure, do të hyjnë vetëm me leje. Ku i bënë planet shumë shpejt, duhet të ulen dhe ta shohin me përgjegjësi të madhe këtë punë. Nuk jeni bërë sot Gjysh Botëror i Bektashinjve dhe as komuniteti botëror i Bektashinjve në Shqipëri, ju keni 30 vite. Ky kryegjyshi do të jetë me i madhi i shtetit. Filluan të ndajnë postet që ditën e dytë. Ata duhet natë ditë të mos i zërë gjumi, të pyesë besimtarët a duan shtet a jo. si kanë pyetur endë besimtarët bektashinj. Nuk kemi nevojë ta krijojmë, është një precedent.’- tha Bushati.

Ideja e Krijimit të shtetit Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi u publikua për herë të parë në gazetën 'New York Times' dhe pasqyron modelin e Vatikanit, duke i lejuar Urdhrit të veprojë në mënyrë të pavarur, në një territor rreth 27 hektarë brenda Tiranës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?