'Shteti i ka lekët por duhet të ndalojë vjedhjen', Rudina Hajdari: Pedagogët dhe studentët të takohen jo në auditorë, por në shesh

20 Shtator 2022, 19:33| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 19:54

  • Share

Politikanja Rudina Hajdari ka komentuar protestën e pedagogëve para pak ditësh, ku i këshilloi që të zgjasin protestat e që studentët dhe pedagogët të takohen jo në auditorë, por në shesh.

Përmes një video-mesazhi të postuar në Facebook, Hajdari tha se shteti i ka lekët, por qeveria po i vjedh ato nga qytetarët.

“Pedagogët para disa ditësh u ngritën në protestë dhe kërkuan rritje pagash dhe kanë shumë të drejtë. Jetojmë në një vend kur kostot e jetesës rriten përditë, nafta nuk njeh të ulur edhe pse në tregje kombëtare ka rënë. E pra jetesa për pedagogët dhe çdo shqiptarë është bërë shumë e vështirë. Si mund të një pedagog të jap dije kur ka në mendje ka sesi do ta mbyll muajin. Edhe studentët paralajmëruan protesta për shkak të pamundësisë ekonomike.  Një studenti i duhet 150 mijë për qiranë, rreth 300 shtesë për ujë dhe drita nëse ata i kursen fiks ashtu si thotë zonja ministre Balluku, duke mbetur në errësirë e duke u ngrohur me frymë e batanije. I duhen dhe 300 mijë të tjera që të ushqehet dhe 50 materiale studimore. Një studenti i duhen rreth 530 mijë lekë në muaj. Ku çdo ushqim dhe çmim është rritur në stratosferë. Inceneratorët paguhen çdo ditë 80 mijë, ndonëse nuk ekzistojnë. Si shtet i kemi mundësitë, por duhet të ndalohen vjedhjet. Lekët janë aty por vidhen. Studentët e pedagogët nuk duhet të takohen në auditore, por në protesta deri sa tu plotësohen kërkesat. Unë do jem aty me ta. Edhe atyre që thika u ka shkuar në palcë. Koha për tu ngritur në krye e për të kërkuar atë që është e jona forca” tha Hajdari.

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave dolën në protestë më 15 shtator pasi kërkojnë rritje të pagave. Ata kanë bërë 9 kërkesa në peticion, ku kërkohet që brenda dy viteve të arrihet niveli i pagave të Universiteteve publike të Kosovës.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pas ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike

Kryeministri Edi Rama deklaroi dy ditë pas protestave se pagat e pedagogëve do të rriten por “me forcë dhe ultimatum nuk do përfitojnë asgjë nga kjo qeveri”.

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Studentet: 22/09/2022 17:13

    Pedagoget dhe studentet me dy 15 ose 17 tetor do bejne protesten e madhe nese ska rritje siç duan pedagoget mendohet një bojkot i mesimit deri ne nentor pasi pedagoget jane ajka e shqiperise dhe duhet të paguhen nga 2000€-3000€ ne muaj ndryshe nuk ndalen protestat me cduket !

    Përgjigju
  • Jimmy: 20/09/2022 21:15

    Foli dhe kjo qe ska tru ne kok!ne sajin e te jatit batakci mbaroj gjoja studimet kjo idiotic!!maman ku e ka kjo pacavure!!kjo duhet te fus bishtin ne shale e mos te krenohet me ate idiot baba qe kishte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?