Ish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

‘Shteti i kapur furnizon korrupsionin e incenaratorëve’ Kryemadhi poston foton nga dosjet e dërguara në SPAK

6 Gusht 2022, 09:02| Përditesimi: 6 Gusht 2022, 09:10

  • Share

Siç edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e kishte paralajmëruar Ish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nuk 'është shqitur' për inceneratorët. 

Ajo ka publikuar një foto ku duken disa dosje të depozituara në SPAK për aferën e inceneratorëve. Sipas Kryemadhit, çdo ditë që kalon pa veprimin e drejtësisë, shteti i kapur furnizon korrupsionin e inceneratorëe.

Shqipëria, sipas Kryemadhit nuk duhet të jetë kurbani i Ramës dhe Erion Veliaj.

‘Çdo ditë që kalon, paratë që mund të shkonin për rritje pagash dhe pensionesh, shkojnë për llogari të zyrtarëve të qeverisë, përmes skemës së inceneratorëve. Çdo ditë që kalon pa veprimin e drejtësisë, shteti i kapur furnizon korrupsionin e inceneratorëve, me paratë e gjakut të shqiptarëve. E përmes kësaj vjedhje të përditshme, pushteti tenton të korruptojë, manipulojë e kontrollojë edhe çdo qelizë tjetër në vend, që të vijojë i pashqetësuar vjedhjen.

Këto në foto janë dosjet e dërguara në SPAK përpara disa javësh, ku faktohet me të dhëna nga dokumente zyrtare, se vetëm evazioni fiskal i skemës së inceneratorëve kap vlerën 30 milionë dollarë, ndërsa me skema të ngjashme si inceneratorët, llogaritet një evazion fiskal 189 milionë dollarë.

Ndërkohë, me fakte, shkresa dhe analizë profesionale, janë evidentuar më parë edhe të gjitha shkeljet proceduriale të zyrtarëve të inceneratorëve.

Shqipëria nuk mund të bëhet kurban për karrierat politike të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tyre në këtë çështje. Zbardhja e inceneratorëve duke mos mbyllur sytë ndaj fakteve, duke kryer hetime me integritet larg intimidimeve apo joshjeve, si dhe ndjekja e parasë së korrupsionit, është pikënisje e një drejtësie të vërtetë e të pavarur në Shqipëri.’- shkruan Monika Kryemadhi.

Fotoja e publikuar nga Kryemadhi 

Ka apo nuk ka lidhje me Inceneratorin e Tiranës, i mbetet Prokurorisë së Posaçme ta zbulojë, por denoncimi i bërë publik për herë të parë nga ish kryetarja e Lëvizjes Socialiste, Monika Kryemadhi, nxjerr në pah një nga skemat më të mëdha të mashtrimit financiar, bërë edhe në kurriz të disa pensionistëve shqiptarë. 24 kompani, që Kryemadhi i denoncoi me emra kanë leshuar fatura për shërbime të ndryshme, në vlera marramendëse, duke mos i paguar shtetit tatim-fitimin, TVSH dhe gjobat. Në këto kushte, janë kthyer në borxhlinj ndaj Drejtorisë së Tatimeve, 189 milionë dollarë evazion fiskal, sipas denoncimit të LSI-së.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhavit Karaj: 07/08/2022 10:53

    O Rëxhëp Kasap Bule Leka po nuk le koment pa bo o Rèxhep kok lopa. Po ti je de okrat mor Rëxhëp pse e shan Monika palaçon se ti isoi si Monika je.

    Përgjigju
  • kastriot: 07/08/2022 04:52

    ike moje gruaj e hajdutit politikani me i korruptuare keto 30 vjet

    Përgjigju
  • KASAP RËXHËP BULE LEKA [ KEPI MIRËS]: 06/08/2022 14:31

    O Monika shiko familjen tënde se po ju vjen fundi Likja përdridhet si gjarpëri kur i presin kokën. Se e ndjen qeni erën e burgut që po i vjen. ME atë meru mor u mer me punët e të tjerve.

    Përgjigju
  • nana: 06/08/2022 14:19

    po ik o mona merr dhe burrin se skeni gje ne terezi ju ju kan ik pllumbat

    Përgjigju
  • kleo: 06/08/2022 14:19

    dolen kta qe vetem shpifin dhe flasin pa fakte na kane nxirr jeten vetem duke thene gjera kot

    Përgjigju
  • Moza: 06/08/2022 13:23

    Pse flisni pa baza se kuptojjjj…akuza te kota e flisni vec ne ajer

    Përgjigju
  • Sajmir: 06/08/2022 13:22

    Ste shkon o Monika te flasesh pa baza

    Përgjigju
  • Meti: 06/08/2022 13:15

    Qytetaret i ke vjedhur ti bashk me burrin tend moj zonja monika. Jeni te paret qe duhet te jepni llogari per gjithe demet qe na keni sjelle

    Përgjigju
  • Berti: 06/08/2022 13:14

    Foli kjo silikoni qe ka mbush xhepat e vet sa esht ngop

    Përgjigju
  • likja vs spak: 06/08/2022 12:32

    mos i ke ngatrru me dosjet e likes oj mone

    Përgjigju
  • alban: 06/08/2022 12:30

    jasha mona po shif mos ke fut nai dosje tenden aty brenda e do perfundosh pa dashje ne burg hahaahah

    Përgjigju
  • ina: 06/08/2022 12:28

    mos ndoshta jan dosjet e familjes meta ato

    Përgjigju
  • Eri: 06/08/2022 12:27

    Po shko o monik na le rehat se sa ke vjedh ti dhe familja jote ska vjedh njeri

    Përgjigju
  • Doni: 06/08/2022 12:26

    Monika meru me floririn dhe pasurin e cjedhur nga shteti qe kshu rri urt

    Përgjigju
  • silva: 06/08/2022 12:25

    ka ik dhe kjo per lesh si burri vet

    Përgjigju
  • Aldi: 06/08/2022 12:25

    Po po kshu te tha piten kjo me prova me fakte te gjitha i din sikur ti kishte bo vet

    Përgjigju
  • Begu: 06/08/2022 11:26

    Kush po flet per korrupsion!Iliri me Salihun dhe Monika e Ilirit qe vodhen e stervodhen cka gjeten para vedi.deshmojne Vilat ne Gjirin e Lazit.Kjo del njesoj sikur Salihu po flet per vrasjet!!!

    Përgjigju
  • Fifi: 06/08/2022 09:34

    Dosjet e familjes suaj tejet te korruptuar duhet te jene me te shumta. Mos ke futur pa dashje faturat e tua te botoksit ne auto kuti

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 06/08/2022 09:26

    Po sa mire qe i di keto moj shoqiaNafije,po sa bukur,po me sa hollesi,po aq te lidhura e te zgjidhura,po me argumente e prova shkencore,po me sugurine e padiskutueshme sikur ti kesh bere vete me shoqiaNafije..... Keshtu si e ke nisur do "shpetosh" edhe lilon tend te dashur e te çmuar,ashtu siç shpetoj shoqiaFiqrete shokunMehmet ne gjyqin kunder saj me 1982. Hajde shoqiaNafije pune te mbare ne sherbim te partise dhe WC se 11 te maceSashes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?