SHBA- Hapja e një “Vatikani Bektashi” në Tiranë ka bërë jehonë në të gjithë botën.
Madje gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” i ka kushtuar faqen e parë në versionin print të së dielës (22 Shtator), me lajmin mbi krijimin e Shteti i Urdhrit Bektashi, referuar deklaratës publike të kryeministrit Edi Rama ditë më parë dhe konfirmimit nga vetë Kryegjyshata Botërore.
Një foto e madhe e Baba Mondit në krye te gazetës më të rëndësishme të botës nuk e kishte nxjerrë kaq shumë në publicitet Shqipërinë.
Shkrimi ka për autor Andrew Higgins dhe fotot janë firmosur nga Hilary Sëift.
Kryeministri Edi Rama e përmendi çështjen po në një tjetër ambient të rëndësishëm të OKB-së ditën e djeshme, në Asamblenë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Në foto është pikërisht faqja e parë e ‘The New York Times’, me Baba Mondin përpara kryegjyshatës, foto e bërë nga Hilary Swift.