Bota

Shteti Islamik emëron liderin e ri të ISIS, Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi

31 Tetor 2019, 16:43| Përditesimi: 31 Tetor 2019, 16:52

  • Share

Grupi i Shtetit Islamik (ISIS) ka konfirmuar vdekjen e udhëheqësit të saj, Abu Bakr al-Bagdadi dhe ka emëruar pasardhësin e tij.

Sipas agjencisë së lajmeve Amaq të kontrolluar nga ISIS, Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi është zgjedhur lideri i ri i ISIS.

Menjëherë pasi mediat hodhën dyshime se në krye të ISIS do të vinte Haxhi Abdullah al-Afari, i njohur ndryshe me pseudonimin “profesori”, presidenti amerikan Trump njoftoi se trupat elitë e kishin eliminuar liderin e ardhshëm të shtetit islamik.

Lajmi për eliminimin e zëvendësit të liderit të ISIS, u dha vetëm 2 ditë pasi presidenti Trump tha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se Abu Bakr al-Baghdadi, kreu i ISIS hodhi veten në erë së bashku me 2 fëmijët e tij.

Gjatë operacionit trupat amerikane kanë kapur edhe 2 persona të tjerë që shoqëronin themeluesin e organizatës terroriste.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?