OFL

Shteti merr në përdorim ‘makinat' e konfiskuara nga OFL, 'furnizohen’ SPAK, KLGJ, policia e 'Pastrimi i Parave'

8 Korrik 2022, 14:08| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 15:10

  • Share

Disa nga makinat e konfiskuara gjatë operacionit “Forca e Ligjit”, që janë provuar me vendim gjykate se janë krijuar përmes parave nga aktivitete kriminale, i kanë kaluar në përdorim shtetit.

Report Tv mëson se Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion dhe Këshilli i Lartë Gjyqësorë janë ndër subjektet që kanë marrë në përdorim automjete të konfiskuara nga operacioni “Forca e Ligjit”, struktura e të cilit, me të njëjtin emër, e ka përmbyllur funksionin e saj para më shumë se 2 vitesh.

Në raportin e Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara e Konfiskuara rezulton se nga Këshilli i Lartë Gjyqësor është marrë një BMV vit prodhimi 2012. 

Mes përfituesve është SPAK me dy automjete ndërsa Drejtoria e Policisë së Tiranë ka përfituar një fuoristradë të konfiskuar. OFL e mbylli misionin e saj më 31 dhjetor 2020 dhe nuk dërgon më formularë tek subjektet ndërsa ato procese të hapura në SPAK dhe GJKKO vazhdojnë edhe përtej këtij afati.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/07/2022 01:10

    Eshte e vertete qe makinat e sekuestruara,te braktisura,etj nxirren ne ankand ne bote,por ne rastin tone eshte me mire qe u jepen institucioneve.Keshtu evitohen tendera te panevojshem per blerje makinash,ose marrje me qira te tyre nga ana e institucioneve dhe si rrjedhim dhe shpenzime qe shpesh vihen ne diskutim.Bile mund te jap si shembull nje fakt historik shume interesant ne lidhje me makinat e krimineleve qe i kalohen shtetit:Kur Ruzvelti do te mbante fjalimin e famshem ne Kongres kur sulmoi Japonia,duhej nje makine e sigurte dhe e shpejte per t'a shpene ne Kongres dhe i dhane makinen qe ia kishin sekuestruar dikur Al Capones.Kur nje gazetar ia kujtoi kete Ruzveltit,ai u pergjigj:/I hope Mr.Capone won't mind./

    Përgjigju
    • Vini: 10/07/2022 01:19

      Po pra po kto marrin makinat e sekustrume, dhe tenderat i marrin gjithsesi, dhe i fusin ngjep

  • shoku: 08/07/2022 15:24

    Ne asnje shtet te botes makinat e sekuestruara I kalojne shtetit,ato shiten ne ankand te hapur dhe I blen kush do dhe vete ata qe jane ne burg e kane me mire tja shikojne nje tjetri se sa shtetit.Me kujtohet nje here kur keta te operacionales shkuan per te marre nje Range Rover te sekuestruar pa asnje lloj dekumenti brenda kishte shenja gjaku akoma, shtet mafioz

    Përgjigju
    • Loku: 09/07/2022 05:39

      Atë po mendoja, si i marrin kshu në prëdorim direkt këto kur mund t'i shesin në ankand normalisht. Gjithsesi, per ça u duhen mor aman, se duhet të jenë edhe makina që harxhojnë

  • Mali: 08/07/2022 14:46

    Atyr te spakut i ndihmoni sa keni mundesi se po punojne shume....e zhduken korrupsionin, i kane hetuar te gjithe ata me kostum e kollare, mundesishte jepuni edhe nga 5 mije euro ne jave per lek xhepi.

    Përgjigju
  • Zeri: 08/07/2022 14:29

    Titulli eshte gabim. Duhet te ishte "Makinat e krimit ne sherbim te mafjes shteterore".

    Përgjigju
  • Makina: 08/07/2022 14:19

    Keni gjet e beni ju, se te shoh njeri te makina ime E zbres ne toke mes rruges. Le te jete e konfiskuar, ajo eshte blere dhe gjerat Zgjidhen me gjykate dhe ska njeri te drejte te perfitoje Nga situata qe ka probleme njeriu dhe o burra ti hypim.. Se ndryshojne koherat shume shpejt!

    Përgjigju
    • Tricikli: 08/07/2022 14:47

      Ti makina dukesh qe ta ha mutin me luge caji

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?