Shteti sovran bektashi, Auron Tare në Report Tv: Nëse doni t'i ndihmoni bektashinjtë kthejuni pronat! Kanë ndihmuar në pavarësinë e shtetit shqiptar

23 Shtator, 15:27| Përditesimi: 23 Shtator, 16:07

  • Share

Plani për të krijuar një shtet sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë, ka krijuar debate të shumta ditët e fundit.

Për studiuesin Auron Tare, krijimi këtij shteti është një ide jo serioze. Në një lidhje skype ditën e sotme për emisionin 'Sot Live në Shqipëri', me gazetarin Nertil Agalliu, ai tha nëse duan që t'i ndihmojnë bektashinjtë duhet që ti rikthejnë pronat dhe ti ndërtojnë shkolla.

Sipas studiuesit, Bektashinjtë kanë ndihmuar në pavarsinë e shtetit shqiptar dhe nuk kanë pasur përkrahje.

“Bektashjanët dhe françeskanët dhe kanë qenë dy urdhrat fetar që kanë ndihmuar shumë në forminin e konceptit të autonomisë shqiptare, kanë shkruar dhe kanë kërkuar pavarësinë e Shqipërisë nga perandoria otomane, por nuk kanë pas ndonjë mbështetje nga shteti shqiptar dhe nëse dikush do të dojë që ta ndihmojë këtë urdhër kaq interesat, do ishte e udhës që ti ktheheshin pronat, të ndihmohej kleri i paktë bektashi me një shkollë, që të ndihmonte të rinjtë, që të kishin mundësi që të studionin. Të krijosh një shtet në Tiranë me idenë e Vatikanit mendoj se është shaka, se shoh si serioze”, tha ai.

Sipas tij, krijimi i këtij shteti do të shërbejë vetëm për zhvillimin e turizimit kulturor.

Studiuesi theksoi se shteti nuk ka pse të ndërmarr nisma që i takojnë atyre që merren me bektashzmin.

“Në fakt mua më pëlqeu në fakt sepse mu duk si një ide për zhvillimin e turizmit kulturor. Vetëm në këtë aspekt bënë sens sepse në aspekte të tjera nuk bënë sens. Lexova që në këtë shtetin e ri do të pihej alkol dhe do të visheshin njerëzit si të donin dhe do të qeveriseshin me dashuri dhe mirësi. Sot po të shkosh atje i kemi të gjitha këto çështje, s’ka ndonjë gjë për të shtuar, mund të pish raki sa shkon të takosh Baba Mondin dhe për veshje s’ka ndonjë kundërshtim. Bektashinjë ka në Turqi, në Siri, në Egjipt, në Amerikë, ka kudo dhe kjo s’do të thotë se duhet që ti krijosh një shtet, aq më tepër ku s’ka asnjë lloj ideje dhe koncepti të këtij komuniteti të ketë një shtet brenda Shqipërisë. Këto janë çështje që i përkasin komuniteti dhe atyre që merren me bektashizmin, nuk ka sens pse një shtet të marr nisma të tilla”, tha ai.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • igli: 23/09/2024 20:54

    BRAVO AURON TARE,,,KE TE DREJTE,,PRONAT I DO PER VETE HAJDUTI..NUK ESHTE NGOPUR AKOMA....PAS SALIUT DUAM DHE METEN DHE RAMEN NE BURG...PER VJEDHJE...

    Përgjigju
  • Turi: 23/09/2024 18:11

    Po tokat qe kan vjedhe ata o Auron bektahiu. Oooo Airon baktashiuuui. Sa kan vjedhe ata sje vjedhe as ti o plere

    Përgjigju
  • TARE AAUURROONN: 23/09/2024 17:15

    Po TJETËR?SA PËR DIJENI FEJA E NË VEÇANTI SEKTI MUSLUMAN BEKTASHI NUK ËSHTË PRONË POR FRYMË,NDIENJË,SHPIRT.AI KA NË BAZË SADAKAN ,SHKOLLËN DHE EDUKIMIN PATRIOTIK.POR SOT MENDOJ SE AI BREZ PREDIKUESISH MUNGON.FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA O TARE SH.B.A-ja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?