Shtimi i mushkonjave, dezinfektohet gjatë mbrëmjes plazhi i Spillesë (VIDEO)

17 Korrik 2020, 08:29| Përditesimi: 17 Korrik 2020, 18:43

  • Share

Duke përfituar edhe nga ikja e pushuesve mbrëmjen e së enjtes deri të premten në mëngjes autoritet e Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë dezinfektimin e plazhit të Spillesë në Kavajë, për shkak të insekteve dhe më konkretisht të mushkonjave. Kjo pasi në këtë zonë së fundmi janë shtuar ndjeshëm mushkonjat.

Për të bërë të mundur këtë janë caktuar disa grupe pune, të cilat për disa çaste kanë bërë mbrëmë dezinfektimin e gjithë vijës së plazhit. Kjo me qëllim që pushuesit të ndjehen sa më mirë dhe mos të kenë të tilla probleme të paktën për disa kohë.

Kjo ka qenë një ndërmarrje që është pritur mirë si nga pronarët e hoteleve dhe plazheve private, ashtu edhe nga pushuesit që kanë vendosur të pushojnë në bregdetin tonë. Është përdorur teknika e spërkatjes me pompa të fuqishme nga toka dhe jo ajo me avionë për shkak të periudhës ku ndodhemi.

Sipas informacioneve, rezulton se pas Spillesë do të vijohet me brezin e Divjakës ku ka një bimësi të dendur e që përbën habitat për insektet.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?